qer82021
Endometrioza dhe çrregullimet menstruale: rreziqe më të mëdha për gratë që punojnë gjatë natës
Sipas një studimi të prezantuar në Kongresin e 23-të Evropian të Endokrinologjisë, gratë që punojnë në turnet e natës, janë më të rrezikuara për endometriozë dhe çrregullime menstruale. Narjes Nasiri-Ansari, Aggeliki Karapanagioti dhe një ekip kolegësh të koordinuar nga Eva Kassi, profesoreshë e Endokrinologjisë në Universitetin Kombëtar Capodistriana në Athinë, studiuan shprehjen e gjeneve të lidhura me ritmin cirkadian në mostrat e indeve endometriale eutopike dhe ektopike, duke zbuluar një zvogëlim të shprehjes së gjeneve PER-2, CRY-1 dhe CLOCK, shoqëruar me një rritje të REV-ERBb në indet ektopike, krahasuar me ato eutopike.
"Para këtij, nuk kishte studime të tjera të ngjashme në lidhje me ndryshimet e gjeneve cirkadiane dhe ndikimin e tyre te gratë me endometriozë", shkruajnë autorët, duke shpjeguar se endometrioza është një sëmundje në të cilën endometriumi, indi që vesh nga ana e brendshme uterusin, zhvillohet në vende të tjera duke përfshirë vezoret dhe tubat fallopianë, duke shkaktuar dhimbje të forta dhe në raste të rënda, infertilitet, aborte spontane dhe shtatzëni ektopike. Studimi shqyrtoi 27 paciente me endometriozë të konfirmuar të vezoreve. Në cistet ovarike të formuara nga inde endometriale ektopike dhe nga endometri normal eutopik, u morën njëmbëdhjetë mostra, ndërsa tetë mostra të tjera të endometrit ektopik dhe gjithashtu të indit eutopik janë marrë te 16 paciente të tjera me të njëjtën diagnozë.
"Ne jemi të sigurt se të kuptuarit e shkaqeve dhe efekteve të endometriozës do të përmirësojë aftësinë tonë për të zbuluar, menaxhuar ose parandaluar sëmundjen", thotë Kassi. Dhe ai përfundon: "Këto të dhëna demonstrojnë një shprehje të ndryshuar të gjeneve CLOCK, CRY1, PER-2 dhe Rev-ERBb në indet normale të endometrit, krahasuar me indet endometriale ektopike, duke sugjeruar një shqetësim të mundshëm të ritmit biologjik cirkadian. Sidoqoftë, lidhja shkak-pasojë midis ndryshimit gjenik dhe zhvillimit të endometriozës, kërkon hetime të mëtejshme".
eECE 2021- Società europea di endocrinologia. Abstract 1394.
https://www.ese-hormones.org/events-deadlines/european-congress-of-endocrinology/e-ece-2021/