Gjinekologji

maj42022

Lindja e parakohshme. Ciklet e përsëritura të steroideve te gratë në rrezik, nuk janë të dëmshme

Sipas një studimi me metaanalizë të botuar në Cochrane Database of Systematic Reviews, me autor kryesor Anthony Walters (Instituti Liggins në Universitetin e Auklandit, Zelandë e Re), administrimi i përsëritur i kortikosteroideve në periudhën prenatale te gratë në rrezik për lindje të parakohshme, shoqërohet me ulje të incidencës si të distresit respirator, ashtu edhe të komplikacioneve të rënda në javët e para pas lindjes.
"Të lindurit para javës së 37-të rrezikojnë të kenë jo vetëm vështirësi në frymëmarrje dhe sëmundje të mushkërive për shkak të zhvillimit jo të plotë të aparatit respirator, por edhe vonesa në zhvillim, epilepsi dhe paralizë cerebrale", shpjegon Waltersi, duke shtuar se një cikël me kortikosteroide të administruara në periudhën prenatale stimulon zhvillimin e mushkërive të fetusit, duke përmirësuar mbijetesën. Por përfitimi zgjat vetëm shtatë ditë dhe lindjet e parakohshme mbeten në rrezik një javë pas administrimit të steroideve. Duke u nisur nga këto supozime, rishikimi neozelandez analizoi në detaje studimet mbi përfitimet dhe dëmet e administrimit të një cikli shtesë të kortikosteroideve, me synimin për të zgjeruar përfitimet në zhvillimin e mushkërive. Autorët identifikuan 11 studime me përzgjedhje rastësore që përfshinin gjithsej 4,895 gra dhe 5,975 fetuse që mbetën në rrezik të lindjes së parakohshme më shumë se shtatë ditë pas një cikli fillestar të steroideve të administruara midis javës së 23-të dhe të 34-tërt.
Rezultatet? Administrimi i përsëritur i kortikosteroideve prenatale ul rrezikun e vështirësive respiratore dhe komplikacioneve të rënda në javët e para pas lindjes, megjithëse të dhënat e disponueshme nuk mund të konfirmonin rritje, ulje dhe asnjë ndryshim në indeksin e kombinuar prognostik të vdekjes së fetusit, vdekjes neonatale, ose në moshën më pak se një vjeç, hemorragji të rëndë të trurit ose inflamacion të rëndë të zorrëve. "Për më tepër, të dhënat e mbledhura nuk tregojnë as përfitime dhe as dëme për gratë ose pasardhësit e tyre, si në fëmijërinë e hershme, ashtu edhe në periudhën parapubertale", përfundon Walters-i, duke theksuar megjithatë se nevojiten kërkime të mëtejshme mbi rreziqet dhe përfitimet e administrimit të përsëritur të steroideve prenatale, duke përfshirë edhe moshën madhore të pasardhësve.


Cochrane Database of Systematic Reviews 2022. Doi: 10.1002/14651858.CD003935.pub5
http://doi.org/10.1002/14651858.CD003935.pub5


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>