Gjinekologji

shk12023

Fëmijët e konceptuar me fekondim in vitro. Nuk kanë dallime në zhvillim dhe edukim

Rezultatet zhvillimore dhe edukative të fëmijëve në moshë shkollore të lindur me fekondim in vitro (IVF) nuk kanë asnjë ndryshim nga ato të fëmijëve të konceptuar në mënyrë spontane. Në këtë përfundim ka arritur një studim australian i publikuar në "PLOS Medicine".

"Ndërsa numri i foshnjave të lindura pas konceptimit me IVF vazhdon të rritet, për ne është rëndësishme të kuptojmë më thellë implikimet afatgjata që mund të kenë këta fëmijë", shpjegojnë studiuesit.

Studimi tregon se krahasuar me fëmijët e konceptuar në mënyrë spontane, ata të konceptuar me IVF nuk janë më të prirur të kenë mangësi nga ana zhvillimore kur nisin shkollën dhe kenë performancë ekuivalente për numrat, shkrimin dhe leximin në moshën 7-9 vjeçare. 

Ky studim ishte një studim grupor për të cilin u përdorën konkluzionet shkakësore për të analizuar të dhënat vëzhguese në mënyrë që të imitohej një provë klinike me përzgjedhje rastësore.

Duke përdorur të dhënat administrative, u përfshinë mbi 400,000 foshnja të lindura në Victoria (Australi) në periudhën 2005-2014. Një pjesë e tyre (173,200) u morën nga Australian Early Developmental Census, i cili vlerëson zhvillimin funksional të fëmijërisë në kohën e hyrjes në shkollë në 5 fusha (shëndetin dhe mirëqenien fizike, kompetencat sociale, pjekurinë emocionale, aftësitë gjuhësore dhe konjtive të bazuara në shkollë, dhe aftësitë e komunikimit dhe njohuritë e përgjithshme). Kjo më pas u përdor për të analizuar cenueshmërinë zhvillimore të fëmijëve të moshës 4-6 vjeç, e përcaktuar si një rezultat nën përqindjen e 10-të në të paktën 2/5 e fushave të zhvillimit.

Një pjesë tjetër e të dhënave (342,311 pjesëmarrës) u morën nga National Assessment Program-Literacy and Numeracy, një vlerësim psikometrik shkollor që vlerëson 5 fusha arsimore (gramatikën dhe shenjat e pikësimit, leximin, shkrimin, drejtshkrimi dhe numërimin) të përdorura për të analizuar rezultatet arsimore të fëmijëve të moshës nga 7-9 vjeç, të përcaktuar nga z-score në të 5-ta fushat.

Në asnjë rast nuk u vu re asnjë efekt shkakësor nga konceptimi me IVF, kundrejt konceptimit spontan. Modelet e përdorura u përshtatën për disa variacione, duke përfshirë gjininë, moshën në vlerësim dhe statusin socio-ekonomik. Studiuesit pranojnë se studimi i tyre ka disa kufizime të, por theksojnë se rezultatet e marra mund të qetësojnë mjekët dhe prindërit, të tashëm dhe të ardhshëm, për fëmijët e lindur me IVF.

 

PLOS Medicine 2023. Doi: 10.1371/journal.pmed.1004148.
https://doi.org/10.1371/journal.pmed.1004148

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>