Gjinekologji

kor182023

Çrregullimet e ciklit menstrual shtojnë rrezikun kardiovaskular

Një cikël menstrual më i shkurtër se 21 ditë ose më i gjatë se 35 ditë shton rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve kardiake dhe fibrilacionit atrial në krahasim me një cikël menstrual normal. Në anën tjetër, një cikël më i shkurtër menstrual shton rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve koronare të zemrës dhe infarktit të miokardit. Në këto përfundime ka arritur një studim i publikuar në "Journal of American Heart Association", të nënshkruar nga Chensihan Huang nga Universiteti Mjekësor Jugor në Kinë dhe kolegët e tij.

"Cikli menstrual i rregullt pasqyron funksionimin e duhur të boshtit hipotalamo-hipofizë-ovarian, ndërsa ai i parregullt lidhet ngushtë me rezistencën ndaj insulinës, çrregullimet metabolike, hiperandrogjenizmin dhe inflamacionin kronik, kushte të cilat në anën tjetër lidhen me rritje të rrezikut kardiovaskular", shkruajnë autorët, duke kujtuar megjithatë se të dhënat e lidhjes midis karakteristikave të ciklit menstrual dhe sëmundshmërisë ose vdekshmërisë kardiovaskulare janë të kufizuara. Për të sqaruar më tej çështjen, u organizua një studim i madh grupor i bazuar në popullatë, i regjistruar në Biobank në Britaninë e Madhe.

"Hipoteza fillestare ishte se cikli menstrual shkurtër, i gjatë ose i parregullt lidhej si me rrezikun e përgjithshëm kardiovaskular ashtu edhe me ngjarjet specifike të CVD-ve", shpjegon Huang. Në studim morën pjesë 58,056 gra pa sëmundje kardiovaskulare gjatë vlerësimit bazë, për të cilat u regjistrua kohëzgjatja e ciklit menstrual.

Gjatë një ndjekjeje mesatare prej 11.8 vitesh, u dokumentuan 1623 CVD, duke përfshirë 827 raste të sëmundjes së arterieve koronare, 199 infarkte miokardi, 271 iktuse, 174 raste të insuficiencës kardiake dhe 393 raste të fibrilacionit atrial.

"Krahasuar me gratë me cikle të rregullta menstruale, ato me çrregullime menstruale kishin një rrezik më të lartë për CVD dhe fibrilim atrial përkatësisht me 19% dhe 40%, ndërsa rreziku për CVD-të për cikle menstruale më të shkurtra se 21 ditë ose më gjata se 35 ishte respektivisht 29% dhe 11%. Në mënyrë të ngjashme, një cikël menstrual tepër i gjatë ose tepër i shkurtër shoqërohet me një rrezik më të lartë për fibrilacion atrial, ndërsa ciklet menstruale shumë të shkurtër ndikojnë në rritjen e mundësive  për zhvillimin e sëmundjeve të arterieve koronare dhe infarktit të miokardit.

 

JAHA 2023. Doi: 10.1161/JAHA.122.029020
http://doi.org/10.1161/JAHA.122.029020


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>