Gjinekologji

kor252023

Mjekësia tradicionale kineze shton rrezikun për keqformime kongjenitale

Ekspozimi ndaj mjekësisë tradicionale kineze (MTC) para konceprimit të një shtatzënie rrit rrezikun për keqformime kongjenitale. Prandaj, MTC-ja duhet të përdoret me kujdes te gratë shtatzëna dhe te ato në përpjekje për të mbetur shtatzënë. Këto janë përfundimet e një studimi të botuar në "Acta Obstetricia et Gynecologica Scandinavica" dhe të koordinuar nga Jiang Nan Wu nga Universiteti Fudan në Shangai, i cili kishte si synim krahasimin e prevalencës së keqformimeve kongjenitale midis grave shtatzëna të ekspozuara ose jo ndaj MTC-së.

"Mjekësia tradicionale kineze, e cila ndër të tjera përfshin edhe fitoterapinë, përshkruhet në bazë të përvojës personale, është lehtësisht e aksesueshme dhe përgjithësisht merret për periudha të gjata kohore, karakteristika këto që kanë ngritur shqetësime për sigurinë e saj te gratë shtatzëna dhe fetuset e tyre. Për këtë arsye në periudhën gusht 2017-gusht 2020 ne zhvilluam edhe studimin prospektiv shumëqendror China Maternal Exposures and Congenital Malformation, dhe përfshimë 16,751 gra shtatzëna me 273 keqformime kongjenitale që morën kujdes obstetrik në 23 spitale në 12 provinca kineze. Karakteristikat sociodemografike, informacioni për shtatzënitë e mëparshme, sëmundjet gjestacionale dhe trajtimet përkatëse i regjistruam falë një pyetësori të standardizuar gjatë një konsultimi fillestar obstetrik, ndërsa rezultatet e lindjes u ekstrapoluan nga të dhënat mjekësore. Dhe në ekuilibër zbuluam se te fetuset e ekspozuar ndaj MTC-së rreziku për keqformime kongjenitale është më i lartë në krahasim me fatuset e paekspozuar", thotë Wu, duke specifikuar se lidhje të rëndësishme me keqformimet kongjenitale u gjetën te gratë me ekspozim të hershëm gjatë shtatzënisë dhe te ato të trajtuara me dy ose më shumë barna bimore të parashikuara nga MTC-ja, si formulat Huanglian e An-tai-yin. Por jo vetëm kaq, ekspozimi para ndaj MTC-së para shtatzënisë shoqërohet gjithashtu me një rrezik më të lartë për defekte kongjenitale kardiake.

"Nevojiten studime të mëtejshme mbi teratogjenitetin e bimëve specifike, si Spatholobi caulis, por në dritën e këtyre gjetjeve klinicistët duhet të jenë të kujdesshëm kur rekomandojnë MTC-në te gratë që planifikojnë të mbeten shtatzënë ose që janë shtatzënë", përfundojnë autorët.

 

Acta Obstetricia et Gynecologica Scandinavica 2023. Doi: 10.1111/aogs.14553
https://doi.org/10.1111/aogs.14553


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>