sht292014
Iktus, rezultate inkurajuese nga stimulimi magnetikë transkranial
Rezultate inkurajuese për trajtimin e deficiteve cerebrale që shkaktohen nga iktus janë marrë pasi disa pacientë i janë nënshtruar stimulimeve magnetike transkraniale (TMS). Këtë na e tregojnë studiues të Istitutit Italian të Teknologjisë në Rovereto (Trento), të cilët kanë vrojtuar sesi aktivitetri i kompromentuar nga iktusi në ato pjesë të trurit të cilat të cilat janë përgjegjëse për analizimin e informacionit vizivë mund të rikthehen nëpërmjetë stimulimit magnetikë transkranial: hiperaktivizimi kronikë i hemisferës së shëndetshme reduktohet me qëllim që të rritet aktiviteti në rajonin e dëmtuar dhe për të favorizuar shërimin. Studimi, i publikuar në revistën Neuropsychologia, lindi nga nevoja për të ndihmuar pacientët të cilët ishin prekur nga iktus (AVC) të rekuperonin funksionet konjitive ( në veçanti vigjilencën) që mbeten difiçitare dhe thellësisht invalidizuese edhe shumë muaj pas iktusit.
Këto deficite shpesh nuk zbulohen nga ekzaminimet klasike neuropsikologjike, por në fakt janë shkak i mundshëm i humbjes së aftësisë së shumë pacientëve për të arritur një shërim të plotë.
Rezultatet e testeve për pacientët tregojnë se pas stimulimit aktiv ka një përmirësim të konsiderueshëm të pacientëve. Këto teste kanë provuar të jenë tepër të ndjeshëm për zbulimin e deficiteve kronike të pacientëve dhe konfirmuar rehabilitimin pas trajtimit me stimulim magnetikë transkranial. Përmirësimi arriti kulmin në 30 minuta pas përfundimit të stimulimit, duke ofruar sugjerime të vlefshme në potencialin e plasticitetit kortikal ende i pranishëm në pacientë që konsiderohen kronikë dhe të qëndrueshëm.