Mjekësi e përgjithshme

shk212015

Dieta e vazhdueshme me perime ndihmon kujtesën

Dihet se perimet ndihmojnë shëndetin fizik. Por një studim i Akademisë Amerikane të Neurologjisë zbulon një tjetër të mirë të perimeve. Perimet ndihmojnë edhe shëndetin mendor, thuhet në studim. Shkencëtarët vëzhguan rreth 3 mijë e 700 pensionistë në zonën e Çikagos, të cilëve iu kërkua që të shënon si në një ditar se çfarë ushqimesh përdornin gjatë një dite. Pas 6 vjetësh, shkencëtarët krahasuan të dhënat e grumbulluara dhe vunë re se personat e moshuar që kishin përdorur perime tre here në ditë kishin pësuar një humbje të kujtesës me një ritëm 40 përqind më të ngadaltë se sa të tjerët që nuk kishin përdorur perime rregullisht. Studimi tregoi gjithashtu se perimet  jeshile si brokolli dhe spinaqi ishin më të efektshme në këtë drejtim, por edhe perime të tjera si kungulli, karrota, patllexhani gjithashtu përmbanin vlera premtuese. Ekspertët thonë arsyeja që perimet ndikuan kaq pozitivisht në forcimin e kujtesës mund të jetë se ato janë të pasura me vitaminë E. Çuditërisht, studimi tregoi se përdorimi i frutave nuk ndikon në ruajtjen e kujtesës. Për të vërtetuar të gjitha këto të dhëna, nevojitet punë e mëtejshme kërkimore. Megjithatë, studimi tregon se ngrënia e perimeve, 3 deri 5 herë në ditë ndikon pozitivisht në shëndetin mendor.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>