Mjekësi e përgjithshme

maj262022

Hemorragjitë cerebrale. Udhëzimet e reja për trajtimin e duhur

Sipas udhëzimeve të reja të Shoqatës Amerikane të Zemrës/ Shoqatës Amerikane të Iktusit për kurimin e pacientëve me hemorragji cerebrale, të sapopublikuara në Stroke, disa trajtime ose terapi parandaluese nuk janë aq efektive sa mendohej më parë.

"Është bërë shumë përparim në disa fusha që lidhen me hemorragjitë intracerebrale, duke përfshirë organizimin e sistemeve shëndetësore rajonale, ndryshimin e efekteve negative të antikoagulantëve, procedurat kirurgjikale minimale invazive dhe patologjitë e enëve të vogla të gjakut", thotë Steven Greenberg, president i grupit të ekspertëve që hartuan dokumentin, si dhe profesor i neurologjisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit, duke kujtuar se hemorragjia cerebrale është një nga iktuset më vdekjeprurëse, me një shkallë vdekshmërie prej 30-40% dhe se iktuset e të gjitha llojeve janë shkaku i dytë kryesor i vdekjes dhe shkaku kryesor i paaftësisë afatgjatë në mbarë botën.

Dokumenti i ri, i cili detajon rekomandimet më të fundit të trajtimit të bazuar në prova, sugjeron se shumë teknika të konsideruara deri tani si trajtime efektive, janë të panevojshme. Për shembull, nuk është i nevojshëm përdorimi i çorapeve me kompresion ose të çfarëdolloj gjatësie për të parandaluar trombozën e venave të thella pas një iktusi hemorragjik.

Nga ana tjetër, kompresimi pneumatik intermitent që përfshin përdorimin e çizmeve që fryhen, duke shtrënguar ritmikisht muskujt e pulpës së këmbës mund të jetë i dobishëm nëse fillon në të njëjtën ditë me diagnostikimin e iktusit hemorragjik. Grupi i ekspertëve ka mbajtur një qëndrim edhe për terapitë spitalore, duke sugjeruar se administrimi i steroideve për të parandaluar komplikacionet e një iktusi hemorragjik është i paefektshëm, ata gjithashtu vënë në dukje se transfuzionet e trombociteve, përveç rasteve kur përdoren gjatë operacioneve urgjente, mund të përkeqësojnë prognozën e të mbijetuarve nga infarkti.

Udhëzimet përfshijnë gjithashtu indikacione për teknikat kirurgjikale, për rikuperimin postspitalor të pacientëve pas hemorragjisë cerebrale dhe për trajnimin e profesionistëve shëndetësorë të zonës, duke sjellë shumë risi që nga publikimi i versionit të mëparshëm, i prezantuar në maj të 2015-tës.


Stroke2022.Doi:10.1161/STR.0000000000000407
http://doi.org/10.1161/STR.0000000000000407


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>