pri92024
Mieloma e shumëfishtë. BE autorizon terapinë së hershme me qeliza Car-T
BE ka miratuar terapinë e parë me qeliza Car-T në një linjë të hershme trajtimi për mielomën e shumëfishtë të përsëritur dhe refraktare, "të ekspozuar trefish". Në fakt, terapia me Car-T decabtagene vicleucel ka rezultuar superiore ndaj regjimeve standarde në studimin e Fase 3 KarMMa-3, duke reduktuar me 51% rrezikun për përparim të sëmundjes, apo për vdekje. Komisioni Evropian e ka miratuar idecabtagene vicleucelin për trajtimin e pacientëve të rritur me mielomë të shumëfishtë të përsëritur dhe refraktare, të cilët u janë nënshtruar të paktën dy terapive më parë dhe që kanë shfaqur përparim të sëmundjes gjatë terapisë së fundit.
Paradigma aktuale terapeutike për mielomën e shumëfishtë përfshin agjentët imunomodelues, inhibitorët e proteazomës dhe antitrupat monoklonalë anti-CD38. Megjithatë, shumë pacientëve u përsëritet sëmundja dhe/ose bëhen refraktarë ndaj këtyre klasave terapeutike. Me shtimin e përdorimit të këtyre tipologjive të barnave në regjimet e kombinimeve, shumë pacientë ekspozohen trefish në fazat e para të rrugëtimit terapeutik. Historikisht, mundësitë e trajtimit janë të kufizuara për pacientët me mielomë të shumëfishtë të përsëritur dhe/ose refraktare, të ekspozuar trefish, të cilët kanë shfaqur rezultate të dobëta, të tilla si mbijetesa mesatare pa përparim të sëmundjes prej 3-5 muajsh.
Për aq kohë sa pacientët e prekur nga mieloma e shumëfishtë janë të ekspozuar ndaj tre klasave kryesore të terapisë që në fazat e para të trajtimit dhe akoma vazhdojnë të shfaqin përsëritje të sëmundjes ose të jenë refraktarë, është shumë e rëndësishme që ne t'i shtojmë mundësitë terapeutike novatore, të cilat mund të ofrojnë kontrollimin afatgjatë të sëmundjes.