Mjekësi e përgjithshme

qer242024

Dermatologji. BE miraton opsionin e ri terapeutik për hidradenitin supurativ

Komisioni Evropian miratoi autorizimin për lëshimin në treg të bimekizumabit për trajtimin e hidradenitit supurativ (HS) aktiv mesatar-të rëndë, te të rriturit me një reagim të papërshtatshëm ndaj terapisë sistematike konvencionale. Ky miratim, erdhi fill pas opinionit pozitiv të Komitetit të Barnave për Përdorim Njerëzor (CHMP) të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA). Ai u lëshua në bazë të rezultateve të dy studimeve të Fazës 3, Be-Heard I dhe Be-Heard II, në të cilat u vlerësua efikasiteti dhe siguria rregullatore në nivel botëror e bimekiszumabit, një inhibitor i interleukinës 17A (Il-17A) dhe interleukinës 17F (Il-17F), gjatë trajtimit të hidradenitit supurativ mesatar-të rëndë, si edhe udhëzimin e katërt të miratuar në BE.

"Miratimi i bimekizumabit nga Komisioni Evropian është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme për komunitetin e pacientëve me hidradenit supurativ në BE, sidomos nëse merret parasysh që opsionet terapeutike aktualisht të disponueshme, janë të kufizuara. Si komunitet shkencor, ne angazhohemi në përmirësimin e menaxhimit të kësaj patologjie. Bimekizumabi rezulton si një opsion terapeutik premtues për trajtimin e HS mesatar-të rëndë, duke u mbështetur edhe në evidencat e studimeve të Fazës 3, të cilat shfaqën përgjigje të rëndësishme nga ana klinike dhe të qëndrueshme për 48 javë", shpjegon presidenti i Fondacionit Evropian të Hidradenitit Supurativ, Christos C. Zouboulis.

HS është një sëmundje inflamatore kronike dhe recidivuese e lëkurës, e cila manifestohet me noduse, abscese drenuese dhe fistula me rrjedhje pusi, që zakonisht vërehen nën sqetulla, në ijë dhe në vithe. Kjo patologji, zakonisht shfaqet në moshë madhore dhe prek afro 1% të popullsisë në pjesë më të madhe të vendeve të analizuara, Ajo lidhet edhe me sëmundje të tjera dhe mund të ketë efekte negative të konsiderueshme në cilësinë e jetës së pacientëve.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>