Mjekësi e përgjithshme

pri292024

Ekzaminimet e migrenës në departamentin e urgjencës: të dobishme apo të dëmshme? Ja, studimi.

Qasja ndaj pacientëve me migrenë që paraqiten në departamentin e urgjencës ka regjistruar një rritje të dukshme të përdorimit të angiografisë cerebrale me tomografi të kompjuterizuar (CTCA) dhe një rënie të punksioneve lumbare (LP), sipas një studimi të publikuar në JAMA Network Open. Ndryshimi solli 33% rritje të numrit të zbulimeve të aneurizmave intrakraniale të paruptuara (UIA), pa një rritje paralele të diagnozave të gabuara të hemorragjisë subaraknoide, apo meningjitit bakterial.

Studimi retrospektiv analizoi 198.109 paraqitje në departamentet e urgjencës të 21 spitaleve në Kaliforni, për periudhën 2015-2021. Të dhënat demonstrojnë një rritje vjetore prej 18.8% në përdorimin e CTCA dhe një rënie prej 11.1% në punksionet lumbare.

"Pasoja kryesore e zgjedhjes së një qasjeje CT-CTCA është rritja e numrit të zbulimeve të aneurizmave intrakraniale të paruptuara. Anamneza natyrore e UIA-ve të zbuluara gjatë vizitave simptomatike nuk është kuptuar siç duhet dhe vlerësimi i rrezikut të ardhshëm ngatërrohet nga përzgjedhja e pacientit për trajtim parandalues. Për shkak të kësaj pasigurie, janë vërejtur shqetësime rreth peshës psikologjike të zbulimit të UIA-ve.

Si përfundim,  mbetet për t'u përcaktuar nëse zbulimi i aneurizmave intrakranialë të paruptuar është një barrë apo përfitim, por me shumë mundësi është e ngjashme me sëmundjet e tjera arteriale aneurizmale (p.sh., të aortës), në të cilën rreziku absolut i rupturës është i ulët, pasojat e saj janë serioze dhe ndërhyrja parandaluese është potencialisht e dëmshme", shprehen autorët.

JAMA Network Open 2024. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2024.7373
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2024.7373


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>