Mjekësi e përgjithshme

nën272024

Dieta mund të ndikojë në parandalimin e demencës. Ja, si

Lidhja midis dietës dhe reduktimit të rrezikut për zhvillimin e demencës është studiuar prej kohësh, por mekanizmi biologjik që qëndron në themel të kësaj mbrojtjeje ka qenë i paqartë. Në një studim të botuar së fundi në Annals of Neurology nga Aline Thomas, një studiuese nga Universiteti i Kolumbisë, ka testuar hipotezën se një dietë e shëndetshme mund të mbrojë nga demenca dhe të ngadalësojë plakjen biologjike.

Studimi analizoi të dhënat nga e grupit të studimit Framingham Heart, dhe mori në konsideratë pjesëmarrësit mbi 60 vjeç, pa demencë në nisje të studimit dhe me të dhëna të disponueshme mbi epigjenetikën dietike. Dieta e shëndetshme u vlerësua si aderencë afatgjatë ndaj dietës MIND (Mediterranean-Dash Intervention for Neurodegenerative Delay) gjatë 4 vizitave nga viti 1991 deri në 2008. Plakja biologjike u mat nga të dhënat e metilimit të ADN-së së gjakut të mbledhura nga viti 2005 deri në 2008, duke përdorur një DunedinPACE, një lloj "ore epigjenetike" e cila shërben për të matur shpejtësinë e plakjes.

"Gjetjet tona sugjerojnë se ngadalësimi i shkallës së plakjes ndërmjetëson të paktën pjesërisht marrëdhënien midis dietës së shëndetshme dhe reduktimit të rrezikut për demencë, dhe për këtë arsye monitorimi i shkallës së plakjes mund të sigurojë të dhëna të dobishme për parandalimin e kësaj sëmundje", shpjegon Thomas. "Megjithatë, një pjesë e lidhjes dietë-demencë mbetet e pashpjegueshme; prandaj, ne besojmë se ë shtë  e nevojshme që  të  vazhdohet me eksplorimin e mekanizmave specifikë të trurit në studimet e ndërmjetësimit të mirë-projektuara", përfundon autorja.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>