Mjekësi e përgjithshme

maj222015

Iktusi hemorragjik gjatë ushtrimeve fizike, shkaku: beta-metilendietilamina

Prania e beta-metilendietilamina (Bmpea) në një integrator ushqimor, me shumë gjasa ka shkaktuar një iktus hemorragjik në një grua të shëndetshme, kjo sipas një studimi të publikuar te "Annals of internal medicine". "Ngjarja është shfaqur pak pasi pacientja kishte filluar ushtrimet fizike-, thotë Pieter Cohen i "Harvard medical school" dhe autori kryesor i artikullit, duke hipotizuar se (Bmpea) e shtuar te integratori ushqimor i përdorur nga gruaja mund të jetë shkaktari i vërtet. "Mjekët dhe konsumatorët duhet të rrinë në gadishmëri edhe sepse Bmpea nuk ishte e rradhitur midis ingredientëve të etiketës-, theksojnë autorët. E sintetizuar në vitin 1930, Bmpea është beta-isomeri i anfetaminës. I krijuar si zëvendësues i produktit origjinal, braktiset mbas zbulimit sepse shkaktonte rrijte të presionit të gjakut. "Food and drug administration" rradhit 13 emra me të cilët shitet Bmpea konsumatorëve-, vazhdon Cohen duke theksuar se Fda nuk e përfshin beta-metilendietilaminën midis vitaminave, mineraleve, branave, aminoacideve ose substancave të tjera të përmbajtuar tek integratorët dhe se ky produkt sintetik shpesh klasifikohet si produkt natural. "Gruaja e cila pësoi një mpirje  tek dora e majtë gati 45 minuta mbas fillimit të stërvitjes, ishte në peshë normale dhe fizikisht aktive dhe nuk përdorte drogëra, si dhe konsumonte rrallë pije alkolike dhe kishte lënë duhanin prej më shumë se 20 vitesh-, shkruajnë autorët duke shpjeguar se pacientja ka konsumuar integratorin "Jack Power" gati gjysme ore para fillimit të stërvitjes, siç tregonte dhe etiketa. Tomografia e kompjuterizuar e trurit ka treguar një hemoragji prej dy centimetrash në lobin e djathë parietal në mungesë të anomalive të tjera, aneurizmave ose keqformimeve dhe gruaja ka dalë nga spitali mbas pesë ditësh. Të interesuar për këtë çështje, Cohen dhe kolegët e tij kanë analizuar integratorin në laborator duke zbuluar se përmbante dosa të larta te Bmpea. "Aktiviteti fizik i kombinuar me Bmpea me shumë mundësi ka shkaktuar hemorragjinë-, përfundjnë autorët. 
Ann Intern Med. 2015. doi: 10.7326/L15-0106
 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>