Mjekësi e përgjithshme

qer32015

Dieta vegjetariane lidhet me një rrezik më të vogël për kancer kolorektal

Të ndjekësh një dietë vegjetariane lidhet me një rrezik më të ulët për shfaqjen e kancerit kolorektal në krahasim me një dietë jo vegjetariane, kjo sipas rezultateve të publikuara tek "JAMA Internal Medicine" të një studimi të zhvilluar tek burrat dhe gratë të cilët kishin një dietë ushqimore të larmishme. Kanceri kolorektal është shkaktari i dytë i vdekjeve në SHBA, por edhe pse i është kushtuar një vëmendje e madhe diagnozës fillestare, parandalimi ndërmjet reduktimit të faktorëve të rrezikut mbetet ende një objektiv i rëndësishëm i cili ende nuk është arritur. "Tek kanceri kolon rekto, faktorë të ndryshëm dietike janë identifikuar si të favorshëm si p.sh mishi i kuq i cili lidhet me rritje të rrezikut, ose faktorë mbrojtës si p.sh produktet e pasuara me fibra ushqimore të cilat e uli rrezikun-, thotë autori i parë i artikullit Michael Orlich i "Loma Linda University" në Kaliforni i cili bashkë me kolegët e tij ka studiuar një grup prej 77.659 personash të cilët i përkasin kishës krisitane, të cilët dallohen për një stil jetese të shëndetshëm dhe vegjetarian me përjashtim rigoroz të mishit të kafshëve. Në këtë mënyrë studiuesit kanë identifikuar 380 raste të tumorit të kolon-it  dhe 110 raste të kancerit të rektus-it, duke zbuluar se në krahasim me jo vegjetarianët, kush ndiqte një dietë vegjetariane kishte më pak mundësi për të zhvilluar një tumor kolorekat te cfarë do lloj tipi. Në veçanti, mundësitë për tu sëmurë ishin reduktuar në masën 19%  për kancerin e kolon-it dhe 29% për atë të rektusit, ndërkohë në krahasim me jo vegjetarianët, ata të cilët ndiqnin një dietë pjesërisht vegjetariane kishin një përqindje 1.8% më pak për rrezik të kancerit colon-rekto, i cili zbret në 18% më pak tek vegjetarianët të cilët konsumonin kryesisht produkte si qumështi dhe veza dhe gati 43% më pak midis atyre që konsumonin peshk. "Nëse lidhje të tilla janë të rastësishme, dieta gjysëm vegjetariane ose vegjetariane mund të jetë shumë e rëndësishme në parandalimin e tumoreve kolorektale-, përfundon Orlich.

JAMA Intern Med. 2015. doi:10.1001/jamainternmed.2015.59 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>