Mjekësi e përgjithshme

maj82018

Përdorimi i antikolinergjikëve shton rrezikun për demencë te të moshuarit

Barnat me aktivitet të lartë antikolinergjik shoqërohen me një rrezik në rritje për demencë te të moshuarit, deri në 20 vjet pas ekspozimit ndaj tyre. "Përdorimi i barnave me veprimtari antikolinergjike shoqërohet me ndryshim të konjicionit në një periudhë të shkurtër, por nuk dihet nëse lidhjet e raportuara mes përdorimit të barnave antikolinergjike dhe rënies konjitive në të ardhmen apo incidencës së demencës mund t'i atribuohen aktivitetit antikolinergik", shpjegon Kathryn Richardson, nga Universiteti i Anglisë Lindore, Mbretëria e Bashkuar, autore kryesore e studimit.

Kërkuesit, duke përdorur një bazë të madhe të dhënash të kujdesit parësor në Britani të Madhe, kombinuan mbi 40,000 kontrolle të moshuarish të diagnostikuar me demencë, me 280,000 kontrolle pa demencë. Gjatë një periudhe prej katër deri në 20 vjet para diagnozës së demencës, ose në datën e kontrolleve, 36% e rasteve dhe 30% e kontrolleve, morën recetë për një ilaç me ngarkesë të lartë antikolinergjike, të tillë si amitriptilina ose paroksetina.

Është vënë re se, rritja e rrezikut për demencë është shoqëruar me rritjen e ekspozimit ndaj ilaçeve me aktivitet të lartë antikolinergjik. Në veçanti, medikamentet antidepresive, kundër parkinsonit dhe urologjike u shoqëruan më fort me një rrezik në rritje. Ky rezultat u vërejt edhe për ekspozimet 15-20 vjet para diagnostikimit. Sipas autorëve, mjekët duhet të vazhdojnë të jenë vigjilentë në lidhje me përdorimin e barnave antikolinergjike dhe gjatë kryerjes së analizave të tyre përfitim-rrezik, duhet të marrin në konsideratë rrezikun e efekteve konjitive afatgjata dhe afatshkurtra të lidhura me klasa specifike barnash.

"Siç sugjerohet nga udhëzimet, antikolinergjikët në përgjithësi duhen evituar te të rriturit në moshë. Në veçanti, për pjesën më të madhe të barnave mjaft antikolinergjike, ekzistojnë alternativa jo farmakologjike dhe farmakologjike që duhen marrë në konsideratë", shkruajnë në një editorial Shelly Gray (Universiteti i Uashingtonit, Siatëll) dhe Joseph Hanlon (Universiteti i Pitsburgut).

 

BMJ. 2018. doi: 10.1136/bmj.k1315
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29695481

BMJ. 2018. doi: 10.1136/bmj.k1722
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29695471


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>