Focus

pri72023

Hipertensioni mund të shkaktojë demencë duke dëmtuar disa zona të trurit

Hipertensioni mund të dëmtojë disa zona specifike të trurit të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rënien e proceseve të të menduarit dhe zhvillimin e demencës, sipas një studimi të botuar në "European Heart Journal".

"Duke përdorur një kombinim të qasjeve imazherike, gjenetike dhe vëzhguese, ne kemi identifikuar disa pjesë të caktuara të trurit që preken nga rritja e presionit të gjakut, duke përfshirë putamenin dhe rajonet specifike të lëndës së bardhë", thotë Tomasz Guzik nga Universiteti i Edinburgut në Britani, autori kryesor i studimit.

"Ne menduam se mund të jenë pikërisht këto zonat në të cilat hipertensioni ndikon në funksionin konjitiv, duke shkaktuar humbja të kujtesës, rënie të aftësisë së të menduarit dhe demencë. Pasi  studiuam një grup pacientësh me hipertension në Itali, zbuluam se pjesët e trurit që ne kishim identifikuar ishin vërtet të prekura", vazhdon eksperti.

Studiuesit përdorën të dhënat e imazhit të rezonancës magnetike të trurit nga mbi 30,000 pjesëmarrës në studimin e Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, informacionin gjenetik nga Genome-Wide Association Study (GWAS) nga UK Biobank dhe dy grupe të tjera ndërkombëtare (COGENT dhe International Consortium for Blood Pressure) dhe teknikën e randomizimit mendelian, për të përcaktuar nëse hipertensioni mund të shkaktojë ndryshime në pjesë të veçanta të trurit apo thjesht shoqërohej me këto ndryshime. 

Autorët zbuluan se ndryshimet e pranishme në nëntë pjesë të trurit, duke përfshirë putamenin, rrezatimin anterior talamik, korona radiata anteriore dhe gjymtyrën e përparme të kapsulës së brendshme, ishin vërtet të lidhura me presionin e lartë të gjakut dhe funksion më të keq konjtiv.

Ndryshimet e vërejtura përfshinin ulje të vëllimit të trurit dhe sipërfaqes së korteksit cerebral, ndryshime në lidhjet midis pjesëve të ndryshme të trurit dhe ndryshime në masat e aktivitetit të trurit.

Në një editorial shoqërues, Ernesto Schiffrin dhe James Engert nga Instituti Kërkimor i Qendrës Shëndetësore Universitare McGill në Montreal, theksojnë se nevojiten më shumë studime mekanike në lidhje me efektet e hipertensionit në funksionin konjitiv, për të përcaktuar rrugët e sakta shkakësore dhe zonat përkatëse të trurit.

 

European Heart Journal 2023. Doi: 10.1093/eurheartj/ehad101
http://doi.org/10.1093/eurheartj/ehad101

European Heart Journal 2023. Doi: 10.1093/eurheartj/ehad187
http://doi.org/10.1093/eurheartj/ehad187


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>