Kardiologji

kor202020

Hipertensioni. Përdorimi i antihipertensivëve ul rrezikun e demencës ose dëmtimit konjitiv

Një metaanalizë e realizuar mbi një sërë studimesh klinike me përzgjedhje rastësore, tregon se, krahasuar me grupin e kontrollit, ulja e vlerave të presionit të gjakut me barna antihipertensive shoqërohet ndjeshëm me një rrezik më të ulët për demencë ose dëmtim konjitiv. Studimi, i sapobotuar në "Jama", është nënshkruar nga Diarmaid Hughes (Grupi Spitalor Universitar Galway dhe Saolta në Irlandë) e kolegët.
"Megjithëse disa studime sugjerojnë një lidhje midis hipertensionit, veçanërisht në moshën e mesme dhe shfaqjes së demencës dhe dëmtimit konjitiv gjatë viteve në vijim, rezultatet e metaanalizave të mëparshme që vlerësuan lidhjen midis terapisë antihipertensive dhe rrezikut të sindromave neurokonjitive, kanë qenë deri më tani, jopërfundimtare", shkruajnë studiuesit, të cilët nga ana e tyre kryen një analizë të përditësuar për të verifikuar praninë e një lidhjeje të mundshme midis uljes së presionit të gjakut falë trajtimit të duhur antihipertensiv dhe rënies së rrezikut të demencës ose dëmtimit konjitiv.

"Ne zgjodhëm 14 studime klinike me përzgjedhje rastësore për gjithsej 96.158 pjesëmarrës; 12 prej këtyre artikujve raportuan incidencën e demencës më vete ose një kompozim të demencës dhe dëmtimit konjitiv gjatë ndjekjes dhe janë përfshirë në metaanalizë", shpjegon studiuesi. Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 69 vjeç dhe 42.2% ishin gra. Presioni arterial sistolik i gjakut në matjen fillestare ishte 154 mmHg dhe presioni diastolik i gjakut ishte 83.3 mmHg. Kohëzgjatja e ndjekjes ishte mesatarisht 49.2 muaj. Dhe, rezultatet flasin qartë.
"Të dhënat tona tregojnë se ulja e presionit të gjakut me agjentë antihipertensivë është e lidhur në mënyrë të konsiderueshme me një rrezik më të ulët për demencë ose dëmtim njohës, krahasuar me kontrollin", përfundon Hughes, duke theksuar megjithatë që studimi ka disa kufizime, përfshirë incidencën e ulët të demencës, e cila përkundër gamës së gjerë të rasteve, ka ulur fuqinë e nevojshme për të zbuluar në mënyrë optimale ndryshimet në efektin e trajtimit antihipertensiv.


Jama 2020. Doi: 10.1001/jama.2020.4249
https://doi.org/10.1001/jama.2020.4249


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>