Kardiologji

gus252021

Barnat kundër hipertensionit ofrojnë mbrojtje kundrejt rënies konjitive

Të moshuarit që marrin barna antihipertensive, që kalojnë barrierën hemato-encefalike, kanë treguar kujtesë më të mirë me kalimin e kohës sesa ata që marrin lloje të tjera barnash për të trajtuar të njëjtën patologji, sipas një studimi të botuar në "Hypertension". "Hulumtimi është përqendruar në zbulimin se cilat barna kanë përfitimin më të madh në aspektin konjitiv", shpjegon Jean Ho, nga Universiteti i Kalifornisë, Irvine, emri kryesor i studimit.

Barnat u vlerësuan për efektet e tyre në disa fusha konjitive, përfshirë vëmendjen, gjuhën, kujtesën verbale ose jo dhe mësimin, bazuar në informacionin e mbledhur nga 14 studime që përfshinin afro 12,900 të rritur të moshës 50 vjeç ose më shumë. Metaanaliza zbuloi se të moshuarit që për të ulur presionin e gjakut, merrnin barna që mund të kalonin barrierën hemato-encefalike kishin kujtesë më të mirë gjatë një periudhe ndjekjeje deri në tre vjet sesa ata që merrnin barna që nuk e kapërcejnë barrierën hemato-encefalike, ndonëse kishin një rrezik vaskular më të lartë. Të rriturit që merrnin barna për hipertensionin që nuk e kapërcejnë barrierën hemato-encefalike, treguan vëmendje më të mirë.

"Këto gjetje përfaqësojnë provat më të fuqishme deri më sot që lidhin frenuesit ACE që depërtojnë në tru, me kujtesën më të mirë. Ata sugjerojnë që njerëzit që po trajtohen për hipertension mund të mbrohen nga rënia konjitive nëse marrin barna që e kalojnë barrierën hemato-encefalike", vazhdon Hoja. Autorët theksojnë se nuk kanë qenë në gjendje të shpjegonin dallimet në prejardhjen racore/etnike bazuar në studimet në dispozicion dhe se ka një përqindje më të madhe burrash sesa grash në grupin që mori barna që e kapërcejnë barrierën hemato-encefalike. "Kjo është një fushë e rëndësishme e kërkimeve të ardhshme pasi studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit me origjinë të ndryshme racore/etnike mund t'iu përgjigjen ndryshe barnave të ndryshme për presionin e gjakut", përfundojnë ekspertët.


Hypertension 2021. Doi: 10.1161/HYPERTENSIONAHA.121.17049
http://doi.org/10.1161/HYPERTENSIONAHA.121.17049 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>