Mjekësi e përgjithshme

sht252018

Reumatologji. Respektimi i rreptë i udhëzimeve rrit rrezikun e mbidiagnostikimit. Ja, se si...

Reumatologët duhet të tregohen të kujdesshëm në zbatimin e gjashtë paradigmave të zakonshme të trajtimit reumatologjik, sepse çdonjëra prej tyre mund të çojë në mbidiagnostikim dhe mbitrajtim, sipas Robert Landewé (Qendra e Reumatologjisë dhe Imunologjisë klinike në Amsterdam), në një koment të botuar në "Annals of Rheumatic Diseases".

Studiuesi vë në dukje se mbidiagnostikimi, shpesh është një efekt negativ i kontrollit që mund të çojë në mbipopullim, shqetësim psikologjik dhe kosto të mëdha. "Askush nuk duket se shqetësohet për mbidiagnostikimin dhe mbitrajtimin, sepse për herë të parë në histori, reumatologët kanë në dispozicion shumë barna efektive, ndërkohë që po dalin edhe të tjera", shpjegon Landewé.

Paradigma e parë që trajtohet është ajo e diagnozës së hershme. Autori sugjeron që iniciativat për të inkurajuar një diagnozë të hershme mund të jenë thikë me dy presa, sepse për disa raste serioze, kjo mund të nënkuptojë ndërhyrje më të përshtatshme, por nga ana tjetër, do të identifikonte shumë raste të lehta, që në fakt, kanë prognozë të mirë.

Paradigma e dytë është trajtimi intensiv. Autori thekson se rezultatet e studimeve klinike zakonisht kanë të bëjnë me një mesatare grupi dhe superioriteti klinik, mund të jetë në realitet, përmbledhje e rezultateve në një pakicë pacientësh, ndërsa shumica mund të menaxhohej po aq mirë me terapinë e zakonshme.

Paradigma e tretë ka të bëjë me kërkimin e remisionit. Synimi i remisionit klinik, sipas studiuesit, mund të jetë i përshtatshëm për pacientët me sëmundje të rëndë dhe me aktivitet të lartë, por jo gjithmonë për pacientët me aktivitet të ulët të sëmundjes.

Paradigma e katërt ka të bëjë me prognozën dhe shtresëzimin e rrezikut. Shumica e testeve të mundshme imazherike dhe e bioshënjuesve të studiuar për shtresëzimin e rrezikut në sëmundjet reumatike, nuk kanë qenë të riprodhueshme ose kanë qenë vetëm pak më të sakta sesa matjet e thjeshta klinike.

Paradigma e pestë ka të bëjë me reumatologjinë e bazuar në prova. Udhëzimet e bazuara në prova, mund të ndihmojnë në zgjedhjen e trajtimit për pacientët individualë, por qëndrimi strikt ndaj tyre, pa marrë parasysh individualitetin e pacientëve, mund të shkaktojë mbidiagnostikim dhe mbitrajtim.

Paradigma e gjashtë dhe e fundit ka të bëjë me mjekësinë saktësuese që Landewé e konsideron më shumë si një mënyrë të thjeshtë, por pak të zbatueshme në reumatologji, duke pasur parasysh ndërlidhjet e komplikuara, të përfshira në sëmundjet reumatike.

 

Ann Rheum Dis. 2018. doi: 10.1136/annrheumdis-2018-213700
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29973350


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>