Mjekësi e përgjithshme

mar112020

Larja e duarve dhe izolimi, i pakësojnë infektimet më shumë sesa kufizimi i udhëtimeve

Sipas një studimi të publikuar në "Science", kufizimi i udhëtimeve në zonat me shpërthime të Covid-19 ka ndikim modest në përhapjen e epidemisë, ndryshe nga ndërhyrjet e shëndetit publik (mes të cilave, diagnostikimi dhe izolimi i hershëm i rasteve) dhe nga ndryshimi i stilit të jetës, siç është larja e shpeshtë e duarve.
"Duke parë përhapjen e shpejtë të Covid-19 në Kinën kontinentale, kemi përdorur një model transmetimi global të sëmundjes, të njohur si Gleam, për të projektuar ndikimin e kufizimit të udhëtimeve, që është vënë në zbatim nga autoritetet kineze mbi shpërndarjen kombëtare dhe ndërkombëtare të epidemisë", shpjegon Matteo Chinazzi, Universiteti Veriperëndimor i Bostonit, autor kryesor i studimit. Modeli është kalibruar në bazë të rasteve të sinjalizuara në nivel ndërkombëtar dhe ka treguar se në fillim të ndalimit të udhëtimit nga Vuhani, më 23 janar 2020, në pjesën më të madhe të qyteteve kineze kishin shkuar tashmë shumë udhëtarë të infektuar.

Sipas modelit, karantinimi i Vuhanit, në kuptimin e udhëtimeve, ka vonuar përparimin e epidemisë së përgjithshme në Kinën kontinentale, me vetëm 3-5 ditë. Efekti i një mbylljeje të udhëtimeve për jashtë shtetit ama, ka patur një ndikim më shënjues në shkallë ndërkombëtare, ku importimet e rasteve janë reduktuar në thuajse 80% deri në mes të shkurtit. Megjithatë, kufizimet e vazhdueshme të udhëtimeve nga dhe për në Kinën kontinentale deri në 90% të trafikut, ka një efekt modest nëse nuk janë vënë në zbatim zgjidhje të synuara për reduktimin e transmetimit, në 50% të komunitetit apo më shumë.
Gjithashtu, modeli ka treguar edhe se disa vetë që i janë ekspozuar virusit, kanë udhëtuar mes vendeve të ndryshme pa u individualizuar, pavarësisht kufizimeve. Duke ecur përpara në kohë, ekspertët presin që reduktimi i lëvizshmërisë nga dhe për në zonat me raste të Covid-19 do të ketë efekte modeste dhe efektet më të dukshme të lehtësimit të epidemisë mund të arrihen vetëm me ndërhyrjen e reduktimit të transmetimit.

 

Science 2020. Doi: 10.1126/science.aba9757
https://science.sciencemag.org/content/early/2020/03/05/science.aba9757


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>