Mjekësi e përgjithshme

qer262020

Nis zhvillimi i testeve njerëzore për një koktejl antitrupash që mund të bllokojnë coronavirusin e ri

Dy studime të botuara në "Science" përshkruajnë Regn-Cov2, krijuar nga Regeneron Pahrmaceuticals, një koktejl me dy antitrupa efektivë kundër coronavirusit të ri, i cili është gati të testohet te njerëzit. Studimi i parë shpjegon se si, duke përdorur minj VelocImmune® të humanizuar dhe mostra gjaku nga pacientët Covid-19, ekspertët gjeneruan një koleksion të gjerë dhe të larmishëm antitrupash që kanë aftësinë të godasin më shumë zona të veçuara në lidhjen e receptorit kritik (RBD) të proteinës kunj të Sars-CoV-2.

Studiuesit përzgjodhën çifte antitrupash individualë shumë të fuqishëm që lidhen njëherësh dhe që nuk janë konkurrues me RBD-në. "Qasja me shumë antitrupa përdoret në sëmundjet infektive për të zbutur potencialin e rrjedhjes virale, efekti që ndodh kur, nën presionin e një terapie antivirale, format spontane mutante të virusit janë në gjendje të shmangin veprimin bllokues të terapisë dhe përfundimisht, mund shndërrohen në shtamin mbizotëruese të virusit", shpjegon Johanna Hansen (Regeneron Pharmaceuticals), autore kryesore e studimit. Koncepti që koktejlet e barnave mund të parandalojnë rrjedhjen virale është demonstruar më parë në barna tradicionale antivirale të përdorura për trajtimin e HIV-it dhe viruseve të tjera dhe studimi i dytë tregon se kjo mund të jetë e vërtetë edhe për antitrupat.
Ky studim tregon për herë të parë se nën presionin e antitrupave individualë, u zgjodhën me shpejtësi viruset mutante që kanë shmangur funksionin bllokues të të gjithë antitrupave të testuar individualisht, duke përfshirë antitrupa që lidhen fuqishëm me zona shumë të ruajtura në proteinën kunj. Sidoqoftë, mutantet nuk mund të gjenerohen në mënyrë efikase pas ekspozimit ndaj koktejlit Regn-CoV2, pasi ai përdor dy antitrupa që mund të lidhen njëkohësisht me zona të dallueshme të RBD-së.

"Këto dy dokumente përshkruajnë rezultatet e një studimi ndërfunksional dhe gjithëpërfshirës, me qëllim të gjenerimit funksional, izolimit, zgjedhjes dhe karakterizimit të antitrupave njerëzorë kundër Sars-CoV-2. Më parë, ne përdorëm të njëjtat teknologji dhe të njëjtën qasje koktejli për të zhvilluar Regn-Eb3, një trajtim i ri me tre antitrupa për ebolën", thotë Christos Kyratsous (Regeneron), autor senior i studimit. "Shpresojmë të shohim sukses të ngjashëm me këtë program dhe të ndihmojmë në përmirësimin e rezultateve kundër kësaj sëmundjeje të tmerrshme", përfundojnë ekspertët.


Science 2020. Doi: 10.1126/science.abd0827
https://dx.doi.org/10.1126/science.abd0827

Science 2020. Doi: 10.1126/science.abd0831
https://dx.doi.org/10.1126/science.abd0831


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>