Mjekësi e përgjithshme

pri202022

Shoqata Franceze e Reumatologjisë: Rekomandime mbi ushqyerjen, në rastet e sëmundjeve reumatizmale

tags: ushqim, dietë

"Vëmë re se kur vendoset diagnoza e poliartritit ose spondiloartritit, pacientët fillojnë të eksperimentojnë me dieta të ndryshme. Shumë nisin dietat e përjashtimit dhe eksperimente të të gjitha llojeve nga pikëpamja e të ushqyerit", tha Jérémie Sellamm (Spitali Saint-Antoine në Paris), një nga koordinatorët e punës. Deri më tani, tha ai, informacioni shpërndahej në literaturë dhe kur bëhej fjalë për dhënien e këshillave për pacientët, reumatologët janë lënë të qetë. Prandaj ndodh që pacientët të cilët nuk marrin udhëzime nga mjekët e tyre, të kërkojnë informacione në faqet online, me burime të paverifikuara.

Grupi i punës, i përbërë nga mjekë reumatologë, dietologë dhe mjekë nutricionistë të Shoqatës Franceze të Reumatologjisë, bëri një rishikim sistematik të literaturës dhe hartoi një deklaratë që përmban 8 parime të përgjithshme dhe 9 rekomandime mbi ushqyerjen, drejtuar pacientëve me sëmundje inflamatore kronike. Këto rekomandime janë botuar në Joint Bone Spine.
Sipas parimit të parë, për shembull, një ndërhyrje ushqimore nuk duhet të zëvendësojë trajtimin farmakologjik.
"Deri më sot mund të them se nuk është provuar asnjë efikasitet strukturor për ndonjë dietë apo për ndonjë suplement. Prandaj, ndërhyrja ushqimore mund të jetë interesante te pacientët me sëmundje reumatizmale inflamatore kronike, por duhet të ketë trajtim farmakologjik". Një koncept i marrë nga një parim tjetër i përgjithshëm ka të bëjë me përfshirjen e pacientëve në kurimin e tyre, gjë që është e mundur pikërisht me një ndërhyrje ushqimore. Ndër rekomandimet, ekspertët këmbëngulin në rënien në peshë, pa përmendur ndonjë dietë që ka një fillim dhe një fund dhe në fund të së cilës pacientët mund të rimarrin peshën e humbur. Një shoqërim i trajtimit me rënien në peshë, nga ana tjetër, do të lejonte një kontroll afatgjatë. Siç theksoi Sellammi, ekziston një lidhje midis obezitetit dhe rrezikut të artritit reumatoid dhe artritit psoriatik.
"Obeziteti rrit edhe aktivitetin e sëmundjes", tha ai, duke u futur në detaje dhe më pas duke ilustruar rezultatet e disa studimeve dhe hapat që duhen ndërmarrë për të ndihmuar pacientët. Ekzistojnë gjithashtu 2 rekomandime "pozitive" që në njëfarë kuptimi mbivendosen - njëri për dietën mesdhetare, tjetri për integrimin e omega 3 - si dhe rekomandime "negative", të cilat nënvizojnë rrezikun e mungesave ushqimore tek ata pacientë që shmangin disa produkte ushqimore.


Joint Bone Spine 2022. Doi: 10.1016/j.jbspin.2021.105319.
https://doi.org/10.1016/j.jbspin.2021.105319


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>