Mjekësi e përgjithshme

jan122023

Cefalea cluster. Sipas gjinisë, ndryshojnë shkaqet dhe simptomat

Janë vënë re dallime të rëndësishme në shfaqjen e cefaleas cluster, të cilat ndyshojnë sipas gjinisë dhe gjithashtu janë të thebësore si për diagnostikimin ashtu edhe për zgjedhjen e opsioneve të trajtimit për këtë sëmundje.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në Neurology, i cili ka treguar gjithashtu se gratë mund të preken më rëndë se meshkujt. "Cefalea cluster është konsideruar si një çrregullim i cili prek më shpesh  burrat, por kohët e fundit është vënë re se gratë mund të shfaqin një fenotip më të rëndë. Studimet mbi dallimet gjinore në cefalean cluster kanë qenë kontradiktore deri më tani, kështu që ne, nëpërmjet studimit tonë jemi përpjekur të ofrojmë informacion të saktë mbi karakteristikat specifike të sëmundjes të lidhura me  gjininë", shpjegon autorja kryesore e studimit Carmen Fourier nga Instituti Karolinska në Stokholm.  

Hulumtuesit vlerësuan dallimet e lidhura me gjininë në demografinë e pacientit, fenotipin klinik, kronobiologjinë, shkaktarët, trajtimin dhe mënyrën e jetesës në 874 individë suedezë me cefalea cluster, ndër të cilët 575 (66%) burra dhe 299 (34%) gra.

Secili prej pjesëmarrësve iu përgjigj një pyetësori të detajuar në lidhje me informacionin klinik dhe mënyrën e jetesës. Gratë u diagnostikuan me nëntipin e dhimbjes kronike të kokës në një masë më të madhe se meshkujt (18% kundrejt 9%), dhe ato që përdornin trajtim profilaktik më shpesh (60% kundrejt 48%).

Për sa i përket simptomave shoqëruese, gratë përjetuan ptozë më shpesh se burrat (61% kundrejt 47%) dhe shqetësime (54% kundrejt 46%). Gratë pjesëmarrëse në studim treguan se kishin histori familjare të cefaleas cluster në numër më të lartë, krahasuar me burrat. Për më tepër, gratë raportuan një ritëm ditor të sulmeve të tyre më të shpeshtë në krahasim me burrat. Alkooli ishte një shkaktar më i zakonshëm te burrat, ndërsa mungesa e gjumit më e shpeshtë te gratë.

 

Neurology 2022. Doi: 10.1212/WNL.0000000000201688
https://doi.org/10.1212/WNL.0000000000201688


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>