Mjekësi e përgjithshme

kor112024

Preparatet kancerogjene. IARC ngre alarmin për pudrën. Ja, klasifikimi i ri

Pudra është klasifikuar zyrtarisht si "me gjasa kancerogjene" për njeriun nga Agjencia Ndërkombëtare e Studimeve për Kancerin (IARC), autoriteti më i lartë në fushën e studimit të preparateve kancerogjene, pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Agjencia ka rivlerësuar të dhënat e disponueshme mbi pudrën dhe ka ndryshuar qasjen e saj duke ngritur alarmin: ajo nuk bën më pjesë në kategorinë "mundësisht kancerogjene" për njerëzit, por në atë "me gjasa kancerogjene", me rrezikshmëri më të madhe.

Pudra ka qenë shpesh objekt studimi dhe prej vitesh është lidhur me patologji të ndryshme mjekësore, si talkoza dhe karcinoma ovariane. Pas vitesh të tëra debatesh mbi sigurinë e përbërjes, rreziku i të cilës i atribuohet pjesërisht pranisë së mundshme të përqendrimeve të vogla të kuarcit dhe asbestit në pluhurin e marrë nga përpunimi, IARC ka vendosur ta klasifikojë pudrën  në Grupin 2A, i cili përfshin substanca me gjasa kancerogjene për njeriun. Ky grup përfshin edhe mishin e kuq, steroidet, substancat e çliruara nga skuqja në temperatura të larta, akroleinën, bitumin, cisplatinën, DDT, glifosatin, pijet shumë të nxehta (65°C e lart), disa përbërje të përdorura për trajtimin e flokëve dhe shumë substanca të tjera. Grupi 2A është fiks pas grupit 1, i cili përfshin substanca me siguri kancerogjene për njeriun, si tymosja e cigareve, mishi i përpunuar, tymrat e saldimeve, etj.

Probabiliteti për zhvillim të sëmundjes varet nga faktorë të ndryshëm, si sasia dhe kohëzgjatja e ekspozimit, prania e substancave të tjera kimike dhe karakteristikat e vetë organizmit. Gjithashtu, kategoria nuk e përcakton shkallën ose rrezikun e mundshëm. "Kjo nuk do të thotë se një individ që e ka përdorur një herë pudrën, apo që e përdor atë me një farë rregullsie, është me patjetër i rrezikuar", thekson studiuesi Alejandro Cáncer.

Agjencia e OBSH-së paralajmëron se ekspozimi ndaj pudrës ndodh kryesisht në fushën profesionale, gjatë nxjerrjes dhe punimit të mineralit. Popullsia e përgjithshme krijon kontakt me substancën përmes përdorimit të produkteve kozmetike, antidjersave, grimit dhe produkteve për trupin. Megjithatë, IARC nuk e përjashton faktin që kjo përbërje të jetë e pranishme edhe në ushqime, barna dhe produkte të tjera konsumi.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>