Mjekësi e përgjithshme

sht32024

Zbulohen më shumë se 10.000 gjenome mikrobesh në ushqim. Ja, studimi italian

Ushqimi që konsumojmë, përmban një numër të madh mikrobesh që mund të ndikojnë, jo vetëm në cilësinë e ushqimeve, por edhe në mikrobiomën e njeriut, pra janë bashkësia e mikroorganizmave që përmban trupi ynë. Megjithatë, deri më tani, njohuritë mbi mikrobet e pranishme në ushqim kanë qenë të kufizuara. Një kthesë e rëndësishme erdhi falë një projekti studimi ndërkombëtar, nëpërmjet të cilit është krijuar një bazë të dhënash të mikrobiomës ushqimore, e cila përfshin metagjenomet e 2.533 ushqimeve të ndryshme.

Në mënyrë tradicionale, mikrobet e pranishme në ushqime kultivoheshin vetëm në laborator, duke qenë një proces i gjatë dhe jo gjithmonë efikas. Në fakt, grupi Segata ka përdorur metagjenomikën, një teknikë e përparuar që krijon mundësinë e segmentimit të njëkohshëm të të gjithë materialit gjenetik të një kampioni ushqimor. Qasja e studiuesve ka lejuar analizimin e më shumë se 2.500 metagjenomeve nga 50 shtete, përfshirë edhe 1.950 të segmentuar për herë të parë. Përmes analizimit të këtyre kampioneve, nga studimi u identifikuan 10.899 gjenome mikrobike, gjysma e të cilëve i përkiste specieve që kanë qenë të panjohura deri më tani. Ky studim ka treguar se mikrobet e pranishme në ushqime mund të përbëjnë gati 3% të mikrobiomës intestinale të një të rrituri, si dhe 56% të mikrobiomës intestinale të një fëmije. Gjithashtu, në të u zbulua se mikrobet e lidhura me ushqimin i përkisnin 1.036 specieve bakteriale dhe 108 specieve mykotike, si dhe që ushqimet e ngjashme prireshin të mbartnin mikrobe të ngjashme, me një shumëllojshmëri veçanërisht të lartë te produktet e qumështit. Edhe pse shumë pak baktere janë konsideruar si potencialisht patogjene, disa mikrobe mund të ndikojnë negativisht në shijen, ose ruajtjen e ushqimit, informacion i dobishëm ky për përmirësimin e cilësisë së ushqimit dhe për rregullatorët.

Zbulimi
Një nga zbulimet më interesante lidhet me mikrobet e pranishme në ushqim që mund të hyjnë në mënyrë të qëndrueshme në mikrobiomën e njeriut. Duke krahasuar bazën e re të të dhënave me 19.833 metagjenomet e njeriut të segmentuara më parë, ekipi i studimit zbuloi se speciet mikrobike të ushqimit përbëjnë gati 3% të mikrobiomës intestinale të të rriturve dhe më shumë se 50% të asaj të të porsalindurve. Kjo sugjeron se disa mikrobe intestinale mund të merren direkt nga ushqimi, me implikime të konsiderueshme për shëndetin e njeriut.

Implikimet në shëndetin e njeriut
Sipas një prej autorëve kryesorë të studimit, Nicola Segata, ky është sondazhi më i madh i realizuar ndonjëherë mbi mikrobet në ushqime. Falë këtyre të dhënave, do të jetë e mundur që studiuesit të thellohen më tej mbi mënyrën se si ndikojnë mikrobet në cilësinë, ruajtjen dhe sigurinë e ushqimit që konsumojmë.
Ai shton edhe se pavarësisht se 3% mund të duket një shifër e ulët, ajo mund të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për funksionin dhe rolin e këtyre ushqimeve në organizmin tonë. Kjo bazë të dhënash u hap rrugën perspektivave të reja për studime në një shkallë më të gjerë mbi mënyrën e ndikimit të veçorive mikrobike të ushqimeve në shëndetin tonë.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>