News

qer102014

Konferenca e SEEMF (Southeast European Medical Forum)

6-8 Qershor 2014, Tiranë.Këtë fundjavë u mbajt në Tiranë takimi i rradhës i SEEMF (Southeast European Medical Forum) . Mjekët e të gjitha trevave të Ballkanit si dhe Europës Juglindore u takuan në forumin e rradhës për të diskutuar së bashku mbi ecurinë e deritanishme si dhe mbi pritshmëritë dhe përgatitjet deri në shtator të këtij viti, ku pikërisht në datat 10-14 do të mbahet Kongresi i Pestë Ndërkombëtar i SEEMF në Ohër të Maqedonisë. Fjalën e hapjes e mbajti Presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, Z.Din Abazaj, i cili përshëndeti nismën dhe falenderoi për bashkëpunimin të pranishmit dhe të ftuarit, ndjekur nga fjala e nga Dr. Andrey Kehayov, President i SEEMF . I pranishëm në hapjen e konferencës ishte edhe z/ministri i shëndetësisë Znj. Milva Ekonomi. Fillimisht u dha një informacion mbi situatën aktuale të shëndetësisë në vendet anëtare si dhe u shpërndanë broshura për pjesëmarresit me një prezantim të shkurtër të kasaj situate.Në pjesën e dytë të konferencës u fol mbi ecurinë e direktivave dhe masat e marra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar,  Komisioni Europian etj., mbi përmirësimin e sistemit shëndetësor në Europën Juglindore .Në konferencë u paraqitën edhe disa tema, tëcilat u referuan në mënyrë bashkëkohore dhe që i vinin shumë në ndihmë edhe mjekëve të rinj të pranishëm. Temat më në zë ishin: Terapia zëvendësuese e Metadonit e referuar nga Dr.Aizhan Sadykova, antarë i bordit të SEEMF. Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë u përfaqësua me temën: Masat disiplinore ndaj mjekëve në Europën Juglindore. Në ditët e Konferencës u bënë vizita edhe qytetin e Krujës, pazarin e vjetër të qytetit dhe në kalanë e Skënderbeut.Konferenca i mbylli punimet e saj me sukses duke i lënë takim të pranishmëve dhe publikut të gjërë të profesionistëve të shëndetit në shtator, në Ohër.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>