News

jan232015

Nis krijimi i strukturave të Urdhrit të Stomatologut

Sikurse parashikohej nga Ligji Nr. 127/2014 "Për Urdhrin e Stomatologut në Republikën e Shqipërisë, ka nisur puna për ngritjen e strukturave funksionale të urdhrit.
Komisioni i përkohshëm, i ngritur nga ministri i Shëndetësisë, ka nisur organizimin e zgjedhjeve të para të Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Stomatologut, i cili ka vendosur se do të krijohen 7 Këshilla Rajonal, në 7 qarqet më të mëdhenj, dhe secili prej tyre do të ketë nga 5 deri në 9 anëtarë, në varësi të numrit total të stomatologëve të regjistruar në atë qark.
Shoqata Dentare Shqiptare ka lajmëruar se ditën e hënë do të zhvillohen edhe zgjedhjet për strukturat drejtuese të Urdhrit të Stomatologëve për qarkun Elbasan. "Kështu do të veprohet edhe me qarqet e tjerë, deri në përfundim të krijimit të Këshillave Rajonal, anëtarët e të cilëve do të zgjidhen me votim të fshehtë nga Asambleja Rajonale. Më pas, do të nis puna për krijimin e Këshillit Kombëtar, nga i cili do të dal dhe Presidenti i Urdhrit i cili do të zgjidhet midis jo më pak se 2 kandidaturave alternative, të cilat do të propozohen nga Asambleja Kombëtare", pohon Prof.Ass. Dorjan Hysi , kryetar i Shoqatës Dentare Shqiptare për Doktor33.
"Jemi në rrugën e duhur për të krijuar këto struktura, dhe besojmë se brenda afatit të përcaktuar nga ligji, pra brenda muajit të 6 të hyrjes në fuqi të ligjit, të krijojmë Urdhrin. Ftojmë të gjithë kolegët e licensuar të marrin pjesë në takimin që do të kemi javën që vjen, në mënyrë që të bëhën pjesë e votimit", përfundon Hysi.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>