News

qer112014

Prindër të divorcuar? Fëmijë mbipeshë

Divorci i prindërve është i lidhur me mbipeshën e fëmijëve që përfshihen në vendimmarrje? Përgjigja duket afermative, të paktën nga përfundimi i nxjerr nga një studim i publikuar tek British Medical Journal online. Kërkuesit mbështesin rezultatet e tyre mbi një kampion rapresentativ  të krëyer në nivel kombëtar mbi 3.000 nxënës të 127 shkollave norvegjeze. "Infermierët e shkollave kanë matur gjatësinë, peshën dhe gjerësinë e të gjithë fëmijëve me një moshë mesatere rreth 8 vjeç, me qëllim që të vleresojnë mbipeshën sipas përkufizimit të dhënë nga Internacional Obesity Task Force (LOTF), saktësisht, pesha e tepërt përreth abdomenit e përfituar nga një raport midis gjerësisë së belit dhe gjatësisë " shpjegon Anna Biehl, e departamentit të epidemiologjisë të Norwegian Institute of Public Health në Oslo, dhe shkruesja e artikullit.
Rezultatet janë të ndara sipas seksit dhe gjendjes civile të prindërve duke përfshirë këtu edhe ciftet që bashkëjetojnë por edhe single, të ndarë ose divorcuar, duke patur parasysh këtu edhe faktor të tjerë si shkollimi, edukimi në familje, prejardhjen etnike dhe zonën e banimit. Nga të dhënat e mbledhura rezultoj se 19% e fëmijëve ishin mbipeshë sipas definizionit të LOTF, ndërkohë që më pak se 1 mbi 10 ishin me mbipeshë (rreth barkut). "Në komples ishte mbipeshë një kuotë e konsiderueshme e vajzave në krahasim me djemtë, ndërkohë që skishte dallime persa i përket prevalencës së mbipeshës rreth barkut," shton epidemiologja. Por risija e studimit është që fëmijët me prindër të divorcuar kishin më shumë probabilitet për të qënë të shëndoshë ose për mbipeshë rrespektivisht për 54% dhe 89% në krahasim me fëmijët me prindër të martuar. "Sidoqoftë duhet theksuar që diferencat viheshin re më së shumti midis djemve, ndërkohë që midis vajzave ishte po prezente, por pa arritur një rëndësi statistikore," vë në dukje studiuesja , duke sqaruar që gjithësesi thelbi i studimit nuk lejon të percaktohet një raport shkak pasojë. "Megjithatë, pasojat emocionale të një divorci dhe stresi që pason nderprerjen e një raporti normal prindër-femijë, nga konfliktet midis ish-bashkëshortëve, nga transferimi i mundshëm dhe nevoja për të krijuar një rrjet lidhjesh të reja sociale mund edhe të shpjegohen rezultatet e arritura,"  përfundon Biehl.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>