dhj182018
Obeziteti: një tendencë që ndeshet në mikrobiomë që në moshën 2-vjeçare
Një analizë e mikrobiomës intestinale te të porsalindurit mund të jetë e dobishme për të identifikuar fëmijët në risk për mbipeshë apo obezitet, sipas një studimi të publikuar në "mBio".
"Ne kemi vënë re se përbërja e mikrobiomës intestinale në moshën 2-vjeçare lidhet me indeksin e masës trupore (IMT) të moshës 12-vjeçare. Duhet vënë re fakti që IMT-ja në moshën 2-vjeçare nuk ishte në mënyrë të konsiderueshme më e lartë te fëmijët që më pas, kanë qenë mbipeshë ose obezë, kështu që, përbërja e mikrobiomës intestinale mund të jetë sinjali i parë i rrezikut për zbulimin e një tendence ndaj obezitetit", konfirmon Maggie Stanislawski (Shkolla e Shëndetit Publik e Kolorados, SHBA), autore kryesore në studim. Kërkuesit kanë analizuar të dhënat e 165 fëmijëve që janë ndjekur në studimin NoMIC, një nga grupet e para në botë që ka vlerësuar mikrobiomën intestinale në fëmijërinë e hershme, të cilëve iu është matur IMT-ja në moshën 12-vjeçare.
Në këtë pikë, 20% e fëmijëve në grupin e studimit ishin mbipeshë ose obezë. Kërkuesit kanë krahasuar IMT-në në moshën 12-vjeçare me kampionë të mikrobiomës intestinale të grumbulluar gjatë fëmijërisë në ditën e 4-tërt, në ditën e 10-të, për 1 muaj, për 4 muaj, për një vit dhe për dy vjet. Kështu, marrëdhënia ndërmjet llojeve të caktuara të mikrobiomës dhe IMT-së së lartë në adoleshencë është përforcuar vazhdimisht, ndërkohë që fëmijët rriteshin, për të arritur pikun në moshën 2-vjeçare.
Rezultatet sugjerojnë edhe që fenotipi i mikrobiomës intestinale është i pranishëm përpara çdo shenje tjetër të dukshme të mbipeshës ose obezitetit. Për ta përmbyllur, autorët kujtojnë se mikrobioma intestinale është ndikuar nga dieta dhe se lidhja që kanë parë, mund të reflektojë edhe zgjedhjet dietike që do të vinin në risk obeziteti. "Për të përmirësuar mikrobiomën intestinale, fëmijët dhe adultët duhet të ndjekin një dietë të ekuilibruar me shumë lloje të ndryshme perimesh dhe fibrash", shpjegojnë autorët.
mBio 2018. Doi: 10.1128/mBio.01751-18
https://mbio.asm.org/content/9/5/e01751-18