News

qer132014

Kongresi i 19të i Shoqatës Ballkanike Stomatologjike

24-27 Prill 2014, Beograd
Nga data 24-27 Prill 2014 në Beograd u zhvillua Kongresi i 19të i Shoqatës Ballkanike Stomatologjike. Stomatologët e gjithë trevave të Ballkanit u takuan në ambientet e Sava Center ku ofruan eksperiencat e tyre në fushat e Ortodoncisë, Dentistrisë Pediatrike,Kirurgjisë Orale, Maksilo-Faciale, Endodontisë dhe Protetikës.
Në këtë kongres pati 27 lektorë të huaj nga vendet e Ballkanit si dhe nga Sllovenia,Kroacia, Italia, Gjermania, Norvegjia, Franca, Israeli dhe Korea e Jugut. Gjithashtu 14 lektore të ftuar ishin nga trevat e vendeve pjesëtare të kesaj shoqate si Serbia,Greqia, Maqedonia, Bosnja- Hercegovina, Rumania, Bullgaria.
Perveç leksioneve,  u paraqitën nga stomatologet e Ballkanit edhe 181 prezantime orale dhe 479 prezantime në formë Posteri. Kongresin e pershëndeti Këshilltari i Presidentit për Mjekesinë, Presidenti i Shoqatës së Stomatologëve të Sërbisë, Presidenti i Kongresit Dragoslav Stamenkovic, Presidenti i Shoqatës Stomatologjike Ballkanike Nikolai Sharkov. Edhe stomatologët e Shqiperisë ndoqën nga afër punimet e këtij kongresi. Në kongresin e këtij viti ra në sy dëshira e madhe e shqiptarëve për tu përfaqësuar denjësisht me punimet e tyre. Stomatologët shqiptarë u përfaqesuan me 3 prezantime orale dhe rreth 35 postera. Pjesemarrja e mjekëve të rinj ishte mjaft interesante. Temat e referuara u paraqitën në mënyrë bashkohore dhe ngjallen diskutim në mjedisin e referuar. Në mjediset e Sava Center u organizuan dhe kurse kualifikimi në Endodonti, Implantologji.Në kongres pjesëmarresit u njohën njëkohësisht edhe me materialet më të reja që koperojnë në fushën e Stomatologjisë, sepse nëpër ambientet e Sava Center ishte hapur një ekspozitë e madhe e këtyre materialeve. Kongresi i mbylli punimet e tij me sukses. Në ditet e Kongresit u bënë vizita edhe në qendra të rendesishme te Beogradit. Kongresi i 20-te që është edhe tubim jubilar do të zhvillohet në Rumani në fund të Prillit 2015.
Ruzhdie Qafmolla

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>