qer202014
14 Qershori, Dita Botërore e Dhurimit Vullnetar të Gjakut
Dita Botërore e Dhurimit Vullnetar të Gjakut është një ditë që i kushtohet ndërgjegjësimit të popullatës për të pasur sa më shumë dhurues vullnetarë të gjakut si dhe shpreh mirënjohjen për sakrificën që ata bëjnë. Kjo ditë mbahet çdo vit në 14 qershor, duke filluar nga viti 2004.
Edhe këtë vit, Qendra kombëtare e Transfuzionit të Gjakut në bashkëpunim më Organizatën Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut dhe Shoqatën Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, organizuan fushatën e dhurimit vullnetarë të gjakut nën sloganin: "Gjak i sigurt për të shpëtuar nënat". Fukusi i kësaj fushate ishte sigurimi në kohë i gjakut dhe produkteve të tij, si pjesë e një qasjeje për të parandaluar vdekshmërinë amtare. Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese e cila nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi i gjakut në mënyrë vullnetare dhe të rregullt nga njerëzit. Mungesa e gjakut ka çuar në vdekje, madje statistikat flasin për më shumë se 800 gra që humbin jetën si rrjedhojë e komplikacioneve gjatë shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës. Më 14 Qershor pothuajse në çdo qytet të Shqipërisë ishin ngritur grupe pune që do tu vinin në ndihmë qytetarëve dhe do të kryenin procesin e transfuzionit. Në Tiranë ishin të shumta qendrat ku u bënë këto transfuzione: Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut (QKTGj), Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, Spitali Universitar i Traumës, Maternitetet, Sanatoriumi si dhe u vendos një tendë në Parkun Rinia. I shumtë ishte numri i dhuruesve që vinin nga institucionet shtetërore dhe ato private, kujtojmë se edhe stafi i Ministrisë së Shëndetësisë u bë pjesë e nismës duke dhuruar gjakë këtë ditë.
Erind Cafi, shef i shërbimit të transfuzilogjisë pranë QKTGj, na tregon se kishte një numër të konsiderueshëm dhuruesisht, ku 95% e tyre vinte kryesisht nga organizatat e sipërpërmendura, dhe se ky numër shkon deri në 7000 vullnetarë në vitë. "Burimi kryesor i gjakut janë dhurimet familjare, dhurimi i të cilëve koordinohet nga qendrat spitalore dhe ky numër për gjashtë mujorin e parë të këtij viti ka qenë 6500 dhurues. Ndërsa dhurimi vullnetar ka pësuar një uljë të ndjeshmë në krahasim me vitin e shkuar, rreth 100 dhurues më pak." shprehet mjeku duke theksuar dhurimi vullnetarë nuk i mbulon do nevojat kombëtare për transfuzion gjaku. " Numri i talasemikëve në Shqipëri shkon në 600 nga të cilët 200 pacientë gjenden në Tiranë nevojat e tyre janë emergjente, prandaj lufta jonë qëndron në ndërgjegjësimin e popullatës për dhurimin e gjakut", vazhdon Cafi. Shihet një rënie e numrit të dhuruesve gjatë sezonit veror, por nuk ka patur mungesë të theksuar gjaku e cila të kompromentojnë shëndetin e pacientëve. Kryesisht në vendin tonë grupmosha e vullnetarëve shkon nga 20 në 50 vjeç, dhe këta janë kryesisht dhurues që vijnë nga fushatat e sensibilizimit. "Ne jemi munduar që gjatë sezoneve kur dhuruesit vullnetarë mungojnë, të zëvëndësojmë "rezervat" tona nëpërmjet dhurimit me pagesë por duhet thënë se ky numër është ulur ndjeshëm. Stafi i QKTGj është i gatshëm në çdo kohë për ti ardhur në ndihmë dhuruesve, dhe në kuadër të saj ne kryejmë edhe një "depistim" mbi sëmundjet e gjakut pasi për dhuruesit është siguruar kryerja e një sërë analizash falas, të cilat informojnë ata vetë por edhe sistemin shëndetësor mbi shëndetin e qytetarëve të tij" përfundon mjeku.