News

qer272014

Dr. Maksi BASHO: Kur mjeku harron protokollet dhe i beson vetëm imaxherisë

tags: CT skan, IRM

Plot tre vjet më parë, ngritja e grupit të punës për nisjën e hartimit të protokollevë të mjekimit ishte një nga lajmet më të mira për gjithë bluzat e bardha, duke nisur nga profesorët, mjekët e njohur e dëri tek infermierët, pasi cdo gjë do të ishte e përcaktuar mirë edhe qartë. Protokollet e mjekimit si një dokument kolektiv, sjellin praktikën klinike më të mirë për cështje të shëndetit, me synim primar,
ndihmën dhe mbrojtjen e pacientit.
Hartimi i këtyre protokollëvë u hartua në një kohë rekord, ku të gjithë aktorët dhe faktorët ishin të gatshëm për të dhënë ndihmesën ë tyre në mënyrë që ato të viheshin në funksion të pacientit. Brënda një viti kjo gjë u bë e mundur vetëm sa i përket zbatueshmërisë, pasi sa i përket kostove apo të tjëra detajeve që vinin pas tyre duket së procesi mbeti në mes. Por pavarësisht kësaj të fundit, zbatimi i
protokollit të mjekimit për bluzat e bardha ishte një sukses, sukses i cili zgjati vetëm pak kohë. Kjo pasi mjeku harroi të zbatojë protokollet, harroi të vërë në funksion dijet e marra në fakultet, specializimë apo gjatë eksperiencës në punë dhe cdo gjë ia besoi imazherisë. Sot, edhe pse këto protokollë janë në zbatim
mjekët për cdo përcaktim diagnoze kërkojnë kryerjen ë një skaneri apo rezonance për të përcaktuar sa më shpëjt diagnozën. Por, harrojnë që janë po ata mjekë të cilët 20 apo edhe më shumë vite më parë kanë përcaktuar diagnoza, kanë shëruar sëmundje, kanë arritur në suksese pa pasur aparatura të tilla. Por duket se tashmë kryerja e këtyre ekzaminimeve është kthyer në një "modë" për mjekët duke
thjeshtuar punën e tyre, e duke kënaqur pacientin me shërbimin që iu krye. Por,a janë të nevojshme këto ekzaminime për cdo pacient? Aspak që jo. Pasi një sërë shenjash klinike e cojnë mjekun drejt përcaktimit të diagnozës. Kjo mënyrë është e pranueshme vetëm në rastet kur diagnostikimi i pacientit është i vështirë dhe kur mbas disa konsultimevë me kolegët, mjëku nuk arrin në një përfundim.
Por, sot duket se si për mjekun dhe aq më shumë për paciëntin e rëndësishme është që të kryëjë vizitën, të përcaktojë diagnozën, të marrë dhë recetën e medikamenteve dhe "i sëmuri" të jëtë sërish pasditë te kafja e lagjës. Por, këto mënyra për ti rënë shkurt përcaktimit të diagnozës, tashmë kanë sjëllë një kosto
kolosale si për mjekët ashtu edhe për vëtë institucionin. Për ne mjekët është një shumëfishim i rastevë që detyrimisht kanë sjëllë qendrimë më të gjata në punë dhe pikërisht në zonat ku rrëzatimi është i lartë. Po kështu, është kërkuar edhe shtimi i stafit për vëtë faktin së numri i ekzaminimeve shkon në rritjë nga muaji në muaj, nga viti në vit. Ndaj ky numër i lartë ekzaminimesh përkthehet edhe në
konsum dhe kosto për mirëmbajtje të aparaturavë të cilat janë të fjalës së fundit dhe dëtyrimisht edhe ndër më të kushtueshmet. Po kështu edhe kosto për të gjitha matërialet ndihmëse që të cojnë dëri në dhënien e një përgjigjë skaneri apo rezonance. Për të mos folur pastaj për shifrat vjetorë që ka vëtëm QSUT, ku çdo vit kryhen rrëth 420 mijë ekzaminime radiologjikë, shifër kjo e madhe në raport
dhe me numrin e popullsisë shqiptarë. Përsë duhet gjithë kjo kosto, kur mjeku mund të arrijë nëpërmjët metodavë të tjera shumë më ekonomike në përcaktimin e diagnozës? Përse ky buxhët të mos
shkojë në një tjëtër pjësë të sektorit shëndëtësor ku ka edhe më shumë nëvojë?
Përse mjeku duhet ti besojë vetëm aparaturës dhe jo më aftësisë dhe ekspëriencës së tij? Dhe ajo që për mua sot mbetët shumë e rëndësishme është përse u krijuan këto protokollë mjëkimi?
Ndaj është shumë e rëndësishme që të vëndosen indikatorë kontrolli për mjekët
në të gjitha institucionet shëndetësorë, duke filluar nga paresori, specialistet e deri tek niveli terciar sa i përket zbatimit të protokollevë të mjekimit. Nësë këto të fundit do të zbatohen atëhërë zinxhiri i përcaktimit të diagnozës nuk do të këputët për të futur në mës si nyjë lidhëse ekzaminimet imazherikë siç është skanëri dhe rëzonanca.
Ndaj të nderuar kolegë kërkoj mirëkuptimin tuaj, por njëkohësisht kërkoj edhe zbatimin e atyre protokollevë të cilat i pritëm dhe i realizuam me aq përkushtim, që sot imazhëria të shihet si një pjësë e juaja, e pavijonit tuaj, e shërbimit tuaj. E kërkoj këtë bashkëpunim, pasi vetëm kështu ne do të mundësojmë ofrimin e shërbimit me cilësi në spitalet tona.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>