News

kor12014

Choosing wisely, 5 gabime që nuk duhen bërë në mjekësinë e punës

Në vazhdimësi të inisiativës "Choosing wisely" ndihmon në identifikimin e 5 ndërhyrjeve që nuk duhen përdorur në çdo specialitet mjekësor, të cilësuara si të panevojshme, të kushtueshmëe dhe ndonjëherë edhe të dëmbshme për shëndetin, i është shtuar edhe American College of Occupational and Enviromental Medicine.
Ju sjellim "Top 5 list" të mjekësisë së punës në SHBA. 1)Mos përshkruaj opioidë për trajtimin e dhembjes kronike apo akute punëtorëve që kryejnë punë që kërkon maksimumin e sigurisë si shoferët apo punonjësit me karroca peshë-ngritëse, gru ose aparaturave të tjera të rënda.Përdorimi i opioideve është gjithnjë e më shumë i lidhur me rritjen e numrit të aksidenteve nga makineritë motorrike sepse ato prodhojnë sedacion dhe reduktojnë funksionet konjitive. Rreziku shtohet pas përdorimit akut. 2) Mos kërkoni që në fillim ekzaminim radiologjikë për punonjësit që thjesht ankohen për lumbalgji akute të pa specifikuar. Nuk ka asnjë arsye të kërkohet një ekzaminim i tillë nëse nuk ka "red flags" për rastin. 3)Mos përshkruani radiografi lumbare si pjesë e një ekzaminimi mjekësor rutinë para vizitës mjekësore. Këto vizita kryhen për të verifikuar kapacitetin e një individi për të kryer detyrat kryesore në një punë. Radiografia lumbare është e kushtueshme, ekspozon pacientin ndaj rrezatimit dhe nuk parashikon dëmtimet e mëvonshme. 4) Mos kërkoni radiografi rutinë për diagnozën e inflamacionit platar të këmbës në punonjësit që qëndrojnë për një kohë të gjatë në këmbë ose që ecin shumë. Diagnoza e inflamacionit plantar në shumicën e rasteve rezulton e qartë në marrjen e anamnezës dhe gjatë ekzaminimit objektivë. Radiografia kundërindikohet përveçse në rastet klinike të rënda siç mund të jenë frakturat infeksionet etj. 5) Mos kërkoni polisomnografi për screening apo për diagnozën e çrregullimeve të gjumit në pacientë të cilët vuajnë lodhjen apo pagjumësinë. Subjektet që vuajnë nga lodhja por që nuk bëjnë apne gjumi apo nuk kanë faktor rrisku të bashkangjitur si obeziteti, nuk e kanë të nevojshme një polisonografi. Nëse do ekzistonin probleme, zgjedhje e parë do duhej të ishte ndryshimi i sjelljes për të promovuar "higjienën e gjumit".

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>