kor42014
Konferenca:Sëmundjet Periodontale- Etiopatogjeneza- Klasifikimi dhe Teknikat e Avancuara Terapeutike.
Ditën e sotme dhe nesër në ambientet e Universitetit Aldent në Tiranë mbahet Konferenca me titull: Semundjet Periodontale- Etiopatogjeneza- Klasifikimi dhe Teknikat e Avancuara Terapeutike.
Aktiviteti i cili organizohet nga Dental Leader Corsi dhe Shoqata e Informatorëve Shkencorë për Mjekësinë, ka si qëllim të njohë dhe familjarizojë Mjekët Stomatologë me rëndësinë e trajtimit të sëmundjeve periodontale, si dhe me teknikat bashkëkohore kirurgjikale te trajtimit, në mënyrë që ata të jenë të aftë të trajtojnë pjesën më të madhe të rasteve në popullatën e përgjithshme.
Folës në këtë konferencë do të jetë Prof.Asc.
Sotiris Kalfas, profesor i asociuar pranë Universitetit Aristotelis në Katedren e Periodontologjise dhe Stomatologjise Preventive. Gjatë zhvillimit do të ndërthuren leksionet me praktikën kirurgjikale.
Programi i ditës së sotme do të jetë: 4 Korrik 2014
Orari | Temat |
8:30 - 9:20 | Sëmundjet periodontale dhe periimplantitet. Etiopatogjeneza dhe klasifikimi. |
9:20 - 9:30 | Pyetje-Diskutime |
9:30 - 10:20 | Parimet bazë të diagnostikimit dhe planifikimit të trajtimit. |
10:20 - 10:30 | Pyetje-Diskutime |
10:30 - 11:00 | Hapat e trajtimit - Ndjekja(Folloë up) |
11:00 - 11:30 | Coffe break |
11:30 - 12:20 | Kontrolli mekanik i pllakës bakteriale. |
12:20 - 12:30 | Pyetje-Diskutime |
12:30 - 13:00 | Kontrolli kimik i pllakës bakteriale. |
13:00 - 14:00 | Lunch break |
14:00 - 14:50 | Fakte dhe keqkuptime rreth higjenës orale. |
14:50 - 15:00 | Pyetje-Diskutime |
15:00 - 16:10 | Teknikat kirurgjikale dhe jo-kirurgjikale te trajtimit. |
16:10 - 16:30 | Pyetje-Diskutime |
Nesër pritet të zhvillohet një ëorkshop si dhe një praktikë e shkurtër mbi këtë temë, po ju pasqyrojmë programin: 5 Korrik 2014
Orari | Temat |
8:30 - 9:20 | Lembot periodontale. Incizionet dhe përgatitja e lembove. Teori. |
9:20 - 11:00 | Praktikë |
11:00 - 11:30 | Coffe break |
11:30 - 12:10 | Suturat: materialet dhe teknikat - teori. |
12:10 - 12:20 | Pyetje-Diskutime |
12:20 - 14:30 | Praktikë |
| |