News

kor82014

Gjashtë simptoma të stresit të cilat ndikojnë në shëndetin oral

Si profesionistë të shëndetit, ne përpiqemi çdo ditë të lehtësojmë stresin e pacientëve tanë. Në studiot tona lyejmë muret me ngjyra të ëmbla, vendosim pak muzikë të qetë në sfond dhe arredojmë ambientet e pritjes me fotografi, pa harruar ambientin ku luajnë fëmijët. Megjithatë duhet të jemi në gjendje të njohim shenjat e stresit të zgjatur në pacientë pasi ky sjell shumë  pasoja në shëndetin oral. Këtë na e thotë Leslie Townsend DDS në Dallas (Texas) në një faqe interneti amerikane të dedikuar. Gjashtë simptomat e stresit të zgjatur që janë vëzhguar më shpesh dhe më të bezdisshmet sipas Townsend janë:
1) Bruksizmi i cili në 80% të rasteve është i pavullnetshëm dhe nokturn. I bashkohet sindromit të apnesë së gjumit dhe lidhet me shtimin e stresit. 
2) Ngrënia e thonjve lidhet me çrregullime temporo-mandibulare dhe shpesh janë prezent dëmtime të smaltit të inçizivëve.
3)Marrja e shtuar e sheqernave të thjeshtë me ushqimin favorizojnë  kariesin (përveç patologjive të tjera sistemike si diabeti, obeziteti etj).
4) përdorimi i shtuar i alkoolit gjeneron xerostominë (tharjen e gojës).
5) Aftet lidhen shpesh me stresin, këtë e kanë vërtetuar studime të kryera me persona gjatë periudhave të stresit intensive, si psh. me studentët përpara provimeve.
6) Theksimi i shenjave të sëmundjes periodontale, shkaktuar nga inhibimi i sistemit imun nga stresi.
Prania e këtyre simptomave, duhet të na bëj të dyshojmë për veprimin e stresit dhe këta pacientë duhet të trajtohen me masa të përshtatshme si:
• Për bruksizmin dhe për bite nocturn (kafshimin e pavullnetshëm gjatë natës) terapia ortodontike mund të jenë vendimtare.
• Për aftet këshillohet të shmangen ushqime me përmbajtje acidedhe të përdoren shpëlarës me përmbajtje aloe.
• Për ata që hanë thonjtë ekzistojnë manikyr  me shije të pakëndshme.
• Për ata që konsumojnë shumë sheqerna dhe alkool duhet tu këshilloni tëpijnë shumë ujë dhe të rregullojnë dieën.
• Për kë vuan nga sëmundje periodontale terapia më e mirë është higjena e mirë orale dhe kontrolli rigoroz i shëndetit të gojës dhe dhëmbëve.
Dentisti mund të jetë i pari në kujdesin shëndetësor i cili diagnostikon këto patologji, gjithashtu mund të udhëzoj pacientin drejt specialistit përkatës. Kujtojmë se sipas American Psychological Association, stresi është i lidhur me gjashtë nga shkaqet kryesore të vdekjes: sëmundje të zemrës, kanceri, sëmundje të mushkërive, aksidentet, cerozë e vetëvrasje.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>