kor152014
Si të sillemi nëse pacienti gëlltit implantin?
Mund të ndodh që gjatë vendosjes së impiantit, ky i fundit të shkëputet nga pozicioni i tij dhe të përfundojë në gjuhë. Pacienti axhitohet, "nuk qendron në një vend", asistenti nuk tregohet aq i shpejtë sa për ta aspituar dhe implanti përfundon nën gjuhë dhe pacienti e gëlltit. Një histori e ngjashme ka ngjarë me një pacient dhe
La Stama në artikulline saj të kronikës së përditshme shkruan:
Gëlltiti vidën e dentistit: "Kalova 16 ditë makth".
Duke iu referuar artikullit pacienti i ishte drejtuar dentistit të tij për një ndërhyrje impalntologjie të programuar, dentisti nisi trajtimin ndërkohë implanti u shkëput dhe përfundoi në gojën e pacientit.Pasi kuptoi menjëherë atë që ndodhi dentisti, profesionist i vjetër saktëson gazeta, u përpoq të largoj objektin nga goja e pacientit por ishte tepër vonë. Opsioni i dytë ishte nisja e pacientit për në shtëpi me shpresën se implanti do të "dilte" me rrugë natyrale, por kjo nuk ndodhi. Pas pak ditësh pacienti nisi të ankojë për dhembje barku dhe u drejtua në shërbimin e urgjencës të spitalit të zonës së tij ku grafitë dhe CT scan identifikuan vidën dhe pas 16 ditësh vendosën ta heqin nëpërmjet një sonde.Pacienti shprehej se " nuk kishte vendosur ende nëse do ndërmerrte veprime ligjore ndaj dentistit." Çështja na inkuriozoi dhe i kërkuam një koment
Prof. Massimo Amato për të identifikuar përgjegjësitë e mundshme të pofesionistit dhe cilat mund të ishin veprimet e pacientit. "Besoj se një rast i tillë mund të cilësohet si aksident, siç janë kolla, lëvizjet e ekzagjeruara apo të pakontrolluara, rrëshqitja e copës si rrjedhojë e dorezave ekstremisht të lagura etj. Një profesionist, për më tepër, i njohur nga pacienti si serioze dhe i vlerësuar prej tij, ka vetëm tendencën për të bërë terapinë e tij, për kënaqësinë e ndërsjellë të palëve. Pra, më duket, në bazë të asaj që është raportuar në artikull, që pacienti me ndershmëri absolute, ka njohur meritat e dentistit si dhe aksidentalitetin e fakteve." Thënë kjo, Prof.Amato pranon se nëse pacienti do donte të niste një veprim për dëmshpërblim i ka të gjithë elementet për ta bërë, "edhe pse dëmet janë relativë ka një vlerë edhe për to". " Mendoj se dëmi lidhet me humpjen e përkohëshme të aktiviteti të punës (për periudhën që pacienti kreu ekzaminimet e nevojshme) dhe jo ndonjë gjë tjetër. Prandaj në marrëveshje me pacientin, jam i sigurt se kolegu im do bëjë një ulje të veçantë në faturën përfundimtare, për të mbyllur në mënyrë sa më të natyrshme incidentin dhe të vazhdojë të ketë një raport të shëndetshëm, të bazuar në mirbesim me pacientin e tij. Gjë që sa vjen e bëhet më komplekse në kultivimin e praktikës së përditshme", përfundoi profesori.