News

kor292014

Maryland Bridges: materiale dhe aplikime të reja

Puna tregon se si zhvillimi i materialeve të reja të kompozuara dhe prej qeramike ka modifikuar karakteristikat dhe mundësitë terapeutike të MB-së tradicionale në metal-qeramikë dhe analizon avantazhet dhe disavantazhet e MB-së metal-free të realizuara në kompozimin e përforcuar me fibra, zirkon dhe disilikat litiumi.
MB-të në metal-qeramikë, falë karakterit konservativ të trajtimit,përfaqësojnë një zgjidhje të vlefshme terapeutike në monoimplantet e përparme. Megjithatë, vështirësitë e lidhura me përgatitjen e dhëmbëve pilastër dhe me realizimin e vetë MB-ve mund të kufizojnë përdorimin e kesaj alternative terapeutike.

Përshkrimi i rastit
Pacientja, e gjinise femërore 16 vjece, paraqiste agjenezë 12 dhe 22. Në fund të terapisë ortodontike, pacientja i është nënshtruar reabilitimit të hapësirave midis dhëmbëve
Për të rritur trashësinë e gropëzës së kësaj hapësire është bërë një trasportim i dyanshëm i indeve lidhës marrë nga tuber  më pas prania e kurorave klinike bazë, si shkak i shpërthimit të ndryshuar pasiv kërkonte një gengivektomi.
Rritja e indit në nivel të gropëzës është kushtëzuar me aparatin lëvizës për të arritur një formë a pontic (urëze).

Trajtimi i protezes
Mbasi u realizua kushtëzimi indor i saktë, u zbulua një gjurmë me silikon për shtimin e nofullës së sipërme, duke vazhduar me realizimin e MB-ve në fibër qelqi me elementë të ndëmjetëm në kompozim. Tek dhëmbët pilastër nuk është bërë asnjë përgatitje.
Pozicionuar diga e gomës, dhëmbët pilastër janë pastruar më parë me furcë dhe shtuf, pra janë gerryer me acid ortofosforik me 37% për 30 sekonda. Mbasi hiqet xheli, sipërfaqet e gërryera të dhëmbëve pilastër janë larë me kujdes, tharë dhe trajtuar me një sistem adesiv me tre kalime. Njëkohësisht, siperfaqet e brendshme të mbështetësve, pasi janë pastruar me glicinë, janë trajtuar me silan dhe bonding. Qoftë tek dhëmbët pilastër qoftë tek mbështetësit e MB-ve bonding-u mbas aplikimit nuk është polimerizuar. Si çemento është përdorur një përbërje mikroibride tonike. Përbërja, e nxehur në mënyrën e duhur në furrën e duhur, është aplikuar me një shpatull në sipërfaqen e brendshme të mbështetësve, pra produkti është pozicionuar tek dhëmbët pilastër. Si ndihmë për pozicionimin e duhur të MB-së, në mungesë të përgatitjes së dhëmbëve pilastër, është përdorur një udhëzues rrëshire transparent realizuar paraprakisht në laborator. Mbasi është hequr çementoja e tepërt nëpërmjet brushës dhe fijes interdentale, MB-të janë mbuluar me një shtresë glicerine transparente duke vazhduar më pas me polimerizimin e çementos kompozim.
Sipas kërkesës së pacientes është mbajtur diastema midis incisivëve qëndor.

Konsiderata klinike
Në reabilitimin e monoimplanteve  të sektorit të mëparshëm avantazhi thelbësor i MB- ve metal-free qëndron në karakterin ngushtësisht konservativ të kësaj zgjidhjeje terapeutike. Asnjë dhëmb pilastër nuk i është nënshtruar përgatitjeve. Përveç se e bën sa më të thjeshtë opsionin terapeutik, kjo përcakton edhe kthimin absolut. Aspekte këto edhe më të rëndësishme nëse konsiderohet se MB-të gjejnë treguesin e tyre kryesor në trajtimin e agjenezëve tek pacientët adoleshentë. Përveç një përgatitje dhe realizimi sa më shumë të rehatshëm, MB-të metal-free lejojnë edhe të marrim rezultate te shkëlqyera estetike më lehtë në krahasim me MB-të në metal qeramikë. Në fakt zëvendësimi i nënstrukturës në metal me përbërës të përforzuar me fibra ose qeramikë eliminon problemet e mundshme të oksidimit/diskromi në ngarkim të dhëmbëve pilastër dhe, faktikisht, lejon modifikimin lehtësisht të formës, dimensionet mezo-distale dhe profilet e emergjencës së dhëmbëve pilastër.
Limiti kryesor i MB-ve të metal-free strehohet të paktën për një orë në prognozën e tyre afatgjatë. Për shkak të hyrjes së fundit të tyre në treg, studimet që analizojnë suksesin afatgjatë janë ende pak dhe rezultatet e tyre edhe pse pozitive i referohen një kohëzgjatjeje të shkurtër.



Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>