News

gus52014

KZLNDQ, starton projektin e monitorimit të 550 qëndrave shëndetësore në vend

Më datë 1 gusht 2014, në Hotel Rogner Tiranë u mbajt konferenca me temë "Vëzhgimi mbi qëndrat shëndetësore në Shqipëri", organizuar nga Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të Qëndrueshme (KZLNDQ), me mbështetjen e USAID dhe të Assist Impact, ku përveç drejtuesve të tyre ishin të pranishëm dhe Zëvëndësministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi dhe përfaqësues e punonjës të sistemit të kujdesit shëndetësor në vend.

Ky projekt do të vëzhgojë aspektin operativ dhe teknik të qëndrave shëndetësore dhe degëve të vogla në varësi të tyre për përmirësimin e shërbimeve mjekësore, me qëllim që dhe ata që nuk shkojnë dot tek mjeku për arsye ekonomike të marrin shërbimin e duhur shëndetësor.

KZLNDQ, një koalicion jopartiak i pavarur, do të grumbullojë të dhëna sasiore dhe cilësore nga 550 qëndra shëndetësore  të përzgjedhura si kampione, nga muaji tetor - dhjetor (4-muaj) të këtij viti, në zonat urbane dhe rurale të cilat do të analizohen nga nëpunësit e shëndetësisë për të kuptuar problemet e këtij shërbimi. Këta 550 vëzhgues të KZLN do të trajnohen nga stafi teknik i projektit.

"Nëpërmjet këtij projekti do të monitorojmë e do t'u vijmë në ndihmë qytetarëve, duke kthyer në aktiv rolin e mjekut të familjes e duke zbuluar zonat në vështirësi. Nëpërmjet monitorimit bëhen të ditura informacione të vlefshme për ministrinë" u shpreh Z. Ekonomi.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>