gus92014
Në kirurgji, kripa hipertonike zvogëlon frekuencën e komplikimeve
Ruajtja e një hidratimi të përshtatshëm venoz me solucion kripe (salinë, NaCl 7% ose NaCl 3%) është thelbësore në ndërhyrjet kirurgjikale, por mënyra në të cilën vendoset ekuilibri hidrosalin duket se ka një ndikim të madh në shërimin e pacientit.
Sipas një studimi të publikuar në Annals of surgery kryer në Thomas Jefferson Universitety infuzioni intravenoz i kripës hipertonike kombinuar me reduktimin e lëngjeve të dhëna pakëson me një të katërtën shkallën e komplikacioneve pas operacionit Whipple për tumor të pankreasit. "Ky ndryshim i mënyrës së menaxhimit të ekuilibrit hidrosalin në sallën e operacionit kishte një efekt të madh në frekuencën e komplikacioneve të pacientëve tanë" thotë
Harish Lavu, profesor i asociuar i kirurgjisë në Jefferson si dhe nënshkrues i parë i artikullit duke shtuar se në bazë të këtyre rezultateve tashmë janë modifikuar protokollet në sallën e operacionit. "Kripa hipertonike e dhënë gjatë dhe pas operacionit ndihmon për të mbajtur në ekuilibër qoftë ngarkesën hidrike qoftë presionin e pacientit, duke ndihmuar në reduktimin e mbledhjes së lëngut në mushkëri dhe në hapësirat interstiziale dhe duke ulur edemat periferike" rithotë kirurgu duke theksuar se lëngjet e tepërta ndërhyjnë me shkëmbimin e oksigjenit në nivel periferik duke ngadalësuar proçesin e shërimit. Studimi më i madhi i këtij lloji tregon avantazhet e përdorimit të hipertonikut gjatë ndërhyrjeve komplekse të tilla si Whipple që mund të marrin 5-9 orë. "Pacientët që i nënshtrohen këtij lloj operacioni për tumor të pankreasit mund të kenë komplikime midis të cilave tromboembolizëm, pneumoni, infeksione plagësh apo infeksione të traktit urinar, të gjitha të reduktuara në mënyrë konsistente me përdorim të hipertonikut" vë në dukje studiuesi që së bashku me kolegët ka mbledhur një seri prej 264 pacientësh 128 prej të cilëve janë trajtuar me fiziologjikun e zakonshëm dhe 131 me kripë hipertonike. "Ne jemi të bindur se ky ndryshim në menaxhimin kirurgjikal të ekuilibrit hidro-salin mund të lejojë, pas operacionit, shërim më të shpejtë dhe me më pak komplikime" përfundon Lavu.