gus202014
Ndryshon në Europë mbijetesa për tumorët hematologjikë: të dhënat e Eurocare-5
Pamundësia për të marrë trajtimet më të mira dhe mospërputhjet në cilësinë e kujdesit janë arsyet më të mundshme për të cilat mbijetesa e pacientëve me tumor hematologjik është ende e ndryshueshme në vendet europiane, të paktën sipas rezultateve të një studimi të publikuar në The Lancet Oncology.
"Lajmi i mirë është se mbijetesa 5-vjeçare për shumicën e neoplazive limfoide dhe mieloide është rritur në 11 vitet e fundit, ndoshta për shkak të futjes në treg të barnave të reja të tilla si rituximab për limfoma jo-Hodgkin dhe imatinib për Leuçeminë Kronike Mieloide"-thotë Milena Sant e Fondacionit IRCCS (Istituto Nazionale dei Tumori) në Milano dhe koordinatore e studimit. Megjithatë, ende ekzistojnë dallime në rajone të ndryshme të Europës. Për shembull, zbatimi dhe përdorimi i teknologjive të reja dhe trajtimeve ka qenë më e ngadaltë në Europën lindore në krahasim me zona të tjera dhe kjo mund të ketë kontribuar tek dallimet në menaxhimin dhe prognozën e pacientëve. "Studimi EUROCARE-5 analizon të dhënat nga 30 regjistra të tumorit në 20 Vende europiane për të krahasuar dallimet e mbijetesës 5-vjeçare në më shumë se 560,000 njerëz të moshës 15 vjeç dhe më të rritur tek të cilët ishin diagnostikuar njëmbëdhjetë tumore limfoide dhe tumoreve mieloide midis viteve 1997 dhe 2008"-thekson studiuesja. Dhe në periudhën e folloë-up që zgjati deri në fund të vitit 2008 disa neoplazi kanë treguar rritje të ndjeshme në mbijetesë: limfoma folikulare 59-74%; leuçemi mieloide kronike 32-54% dhe leuçemi akute promielocitike 50-62%. Por të rriturit në Europën Lindore vazhdojnë të kenë mbijetesën më të ulët për pjesën më të madhe të tumorit të gjakut. Për shembull, në krahasim me Mbretërinë e Bashkuar rreziku i vdekjes ishte më i lartë në Europën Perëndimore për shumicën e tumoreve, por më i ulët në Europën Veriore. Alastair Munro i Universitetit Dundee në Skoci, tha në një editorial: "Një kuptim më i mirë i konkluzioneve të EUROCARE-5 kërkon informacione shtesë midis të cilave mbijetesa e ndarë në sëmundje (Hodgkin dhe jo-Hodgkin Limfoma, leuçemi, mielomë dhe neoplazi të tjera mieloide); shpërndarja e nën tipeve histologjike; raporti i tyre me shpërndarjen moshore të popullsisë dhe me kohën e ndërhyrjes për tumoret që zhvillohen ngadalë".
The Lancet Oncology, Early Online Publication, 14 July 2014