News

gus212014

UMT publikon kuotat e pranimeve për studentët e trojeve

Në zbatim të Udhëzimit Nr. 24 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 11.08.2014 "Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2014 - 2015" UMT ditën e djeshme publikoi një informohen për studentët e interesuar për këto kuota. 
Ata duhet të aplikojnë direkt pranë sekretarive të Fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ku ata dëshirojnë të konkurojnë, nga data 25 gusht deri me 10 Shtator 2014. Kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në momentin e aplikimit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
A. Fotokopje të noterizuar në Republikën e Shqipërisë (dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nëse është lëshuar në gjuhë të huaj), të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave, ose diplomën/dëftesën e shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me çertifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, të vendit ku ka përfunduar studimet, të njohura në Republikën e Shqipërisë nga komisioni i posaçëm për njohjen e diplomave të arsimit të mesëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit;
B. Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit;
C. Dy fotografi;
D. Autorizimin për trajtimin e të dhënave personale sipas shtojcës 1.

Kuotat e pranimeve janë disi më të ulta se vitin që shkoi. Ju paraqesim listën e plotë të tyre:



Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>