News

jan132015

Lista përfundimtare e kandidatëve të Specializimeve sipas Specialiteteve

Fakulteti i Mjekësisë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve të specializimeve.
Siç ju kishim lajmëruar edhe më herët, sot do të nis përzgjedhja e specialiteteve sipas listë-meritës. Pra të parët që do të mund të përzgjedhin janë kandidatët me pikë më të larta dhe nuk lejohet të ndryshojë tipologjia e kuotës (e mbuluar, e lirë, apo nga ministritë e tjera).
 Në njoftimin e publikuar shkruhet: "Procesi i përzgjedhjes së programit specializues sipas tipologjisë së kuotës do të fillojë më datë 13.01.2015 në orën 11.00 në ambjentet e godinës qëndrore të Fakultetit të Mjekësisë. Bazuar në rregulloren e specializimeve kandidatët do të futen në sallë për të bërë përzgjedhjen përkatëse në grupe prej 5 vetësh dhe do të bëjnë përzgjedhjen e tyre duke filluar nga kandidatët me pikët më të larta. Kandidatët kanë të drejtë të përzgjedhin një nga 3 preferencat e shprehura në formularin e aplikimit dhe nuk kanë të drejtë ta ndërrojnë atë. Kandidatët nuk mund të ndryshojnë përzgjedhjen e tipologjisë së kuotës (e lirë, e mbuluar, nga ministritë e tjera MM, MD, MB, trojet). Kandidatët që nuk kanë shprehur tipologjinë e kuotës për një program të caktuar specializues s'kualifikohen për programin përkatës specializues."
duke klikuar këtu do të mund të shikoni listën përfundimtare të kandidatëve të Specializimeve sipas Specialiteteve

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>