gus262014
Frika nga dentisti: Ja se si mund të parandalohet dhe trajtohet
Steven Goldberg, DDS prej vitesh merret me këtë problem dhe e ka trajtuar këtë çështje në një artikull të kohëve të fundit tek Dentistry IQ.
Një studim i kryer në Columbia Dental School Washington tregon se 50% e popullsisë amerikane shmang kujdesin dentar për shkak të ankthit.
Këto të dhëna shpjegojnë pse neglizhenca dentare është kaq e përhapur. Shumë njerëz e perceptojnë gojën si një aparat të shkëputur disi nga pjesa tjetër e trupit dhe i japin më pak rëndësi kujdesit oral në krahasim me llojet e tjera të trajtimit mjekësor.
Odontofobia shpesh vjen nga një përvojë e së kaluarës kur procedurat dentare ishin në fakt më shumë invazive.
Një tjetër burim ankthi janë dhe fjalët negative nga të afërmit apo miqtë. Mediat popullore fatkeqësiht e përkeqësojnë problemin duke siguruar një imazh të dentistëve si "mjeku i dhimbjes" dhe duke krijuar një mit të rremë të vështirë për të thyer.
Informacioni i saktë është çelësi për të luftuar odontofobinë. Çfarë vijon është një pasqyrë e teknikave që dentistët mund të përshtasin me pacientët në rrezik të rekomanduara nga dr. Goldberg.
1) Bëj një ose më shumë sesione "pretrajtimi të vetëdijshëm" ose fto pacientët të ulen në karrige vetëm që të bisedojnë me stafin, ose të kryejnë diagnostifikimin paraprak me fotografi, radiografi dhe gjurmë studio apo të kryejnë screening e karçinomës orale. Këto manovra lejojnë pacientin të fitojë besimin tek mjeku dhe luajnë një rol shumë të rëndësishëm në praktikën e ardhshme klinike.
2) Lejo pacientin të ruajë kontrollin e kujdesit gjithmonë duke futur "sinjal alarmi" si ngritjen e krahut për të ndaluar operatorin në rast bezdisjeje.
3) Teknika e "shpërqëndrimit " është gjithmonë efektive: vëre pacientin të dëgjojë muzikë me kufje, e ndihmon për tu izoluar nga zhurmat e dhomës. Është mirë të përdoret gjithmonë një playlist e re për pacientin për të tërhequr më shumë vëmendjen në dëgjim.
4) Pacienti fobik ka frikë se mos gjykohet negativisht dhe duhet të qetësohet për këtë duke kujtuar se zakonisht vizitoni me mijëra njerëz në vit dhe jeni të mësuar me çdo lloj personaliteti dhe problematike dhe se frika e tij nuk është aspak dicka e re por shumë e zakonshme tek pacientët e studios.
5) Përdorimi i teknologjive të reja ndihmon për ti bërë trajtimet më miqësore. Në këtë drejtim Goldenberg ka patentuar DentalVibe Injection Comfort System për ta përdorur njëlloj si anestezia, paraqitet si një retraktor faqesh "dridhëse" që përdor kompresione të vogla tek mukoza në zonën përreth injeksionit duke ulur perceptimin e dhimbjes shkaktuar nga futja e gjilpërës.
6) Përdor farmakologjinë, benzodiazepinat janë të dobishme dhe duhet të përdoren një mbrëmje para shpimit. Përshkruajini.
7) Për të edukuar fëmijët për vizitën dentare është i dobishëm mësimi i prindërve që duhet të vënë gishtat në gojën e fëmijëve për të larë dhëmbët që në moshë të vogël. Do të ndihmojë për të toleruar më mirë manovrat e dentistit.
8) Edukimi nga ana tjetër e prindërve për të mos projektuar shqetësimet dhe përvojën e tyre tek dentisti mbi fëmijën; kjo për të shmangur infektimin e gjeneratave të reja me stereotipe të së kaluarës.
Si dentistë, ne jemi shpesh të përqendruar në kompetencat tona teknike dhe harrojmë një nga aspektet më të rëndësishme të praktikës dentare që është: perspektiva e pacientit.
Pak nga pak midis personave po përhapet vetëdija e teknologjive të reja pa dhimbje dhe odontofobia priret të tkurret.