gus272014
Kujdes përdorimin e naproksenit në menopauzë, rrezik iktus
Barnat kundër dhimbjes mund të shkaktojnë rrezik për iktus dhe infarkt në gratë post-menopauze, pikërisht anti-inflamatorët jo-steroidë (AIJS) si naprokseni të cilët veprojnë duke frenuar Ciklooksigjenazat (COX), enzima të cilat marrin pjesë në kontrollin e inflamacionit të pranishme me dy nën-tipe COX-1 dhe COX-2. "Ishte tashmë e njohur që AIJS-të rrisnin probabilitetin për raste akute kardio-vaskulare, por nga të dhënat tona rezultoi se ky rrisk ishte i lartë edhe për ato barna të cilët inhibojnë në mënyrë të pjesshme enzimën", shpjegon
Anthony Bavry, profesor i mjekësisë kardiovaskulare në Universitetin e Floridës dhe bashkë-autor i studimit të botuar në
Circulation: Cardiovascular Quality and Outcomes, revistë e American Heart Association. Një shembull është naprokseni, një frenues i COX-2 oksigjenazës i cili shpesh ka qenë i lidhur me një rrezik të vdekjeje, iktusi apo në zemër është rritur me 22%. "Studime të mëparshme kanë treguar se inhibimi specifik i COX-2 rrit probabilitetin për atak kardik dhe iktus, aq sa anti COX-2 si rofecoxib (Vioxx) dhe valdecoxib (Bextra) u tërhoqën nga tregu për assye të sigurisë së përdorimit në fillim vitet 2000", rinis Bavry. Studimi shqyrtoi të dhënat mjekësore të më shumë se 160.000 grave pas menopauze që kanë marrë pjesë në Iniciativën Shëndeti i Grave, një seri e studimeve të filluara në vitin 1991 për të provuar efektet e terapisë hormonale. Është vlerësuar rreziku kardiovaskularë në inhibuesit e pjesshëm duke i ndarë në dy kategori: ata që duket se frenojnë COX-2 më shumë se COX-1, dhe ata të cilët bllokojnë COX-1 më shumë se COX-2. " Midis AIJS-ve OTC (over the counter) naprokseni ishte më i përdoruri i kategorisë së parë ndërsa ibuprofeni ishte më i përdoruri në kategorinë e dytë të inhibitorëve COX. Për këtë rezultatet tona më së shumti i referohen këto dy barnave", thotë Bavry në shkrimin e tij. Studimi tregoi se rrisku për iktus dhe infarkt ishte shumë i lartë në rastin e naproksenit dhe pothuajse zero në rastin e ibuprofenit. " Shumë mendojnë se naprokseni është i sigurt por duke u bazuar në këto të dhëna që ne disponojmë, gratë e kësaj grupmoshe duhet të këshillohen me mjekun e tyre se cili bar është më i përshtatshëm për to", përfundon Bavly.
Circ Cardiovasc Qual Outcomes. 2014 Jul 8. doi: 10.1161/CIRCOUTCOMES.113.000800