News

sht22014

Eutanazia: katërfishohen udhëtimet në Zvicër

Zvicra është një destinacion gjithnjë e më popullore për ata persona me një sëmundje të rëndë që ka arritur në një stad të avancuar dhe që nuk lejon një jetë dinjitoze ose të paktën një jetë të cilën të kesh dëshirë ta jetosh, nëse duan të shmangin ndalimin e eutanazisë.
Ata udhëtojnë për të arritur të ashtuquajturën "vdekje të ëmbël" dhe qëllimi është të arrijnë Konfederatën Zvicerane, sepse legjislacioni i saj mundëson praktikat mjekësore të eutanazisë të ndaluara diku tjetër: sipas një studimi të publikuar në Journal of Medical Ethics këto udhëtime janë dyfishuar në 4 vjet (nga 2009 në 2012); më shumë se i katërfishuar "turizmi vetëvrasës" nga Italia në të njëjtën periudhë, edhe pse vetë numrat janë shumë të ulta (nga 4 në 22 pacientë në periudhën 2009-2012). Anketa është kryer nga Saskia Gauthier e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Zyrihut, duke përdorur të gjitha të dhënat për vdekjet e asistuara të kryera në Zvicër nga qytetarët që jetojnë në vende të tjera.
Në të gjithë periudhën e marrë në konsideratë  janë kryer 611 ndërhyrje të tilla, më shumë se gjysma janë pacientë femra. Këtë zgjedhje të "udhëtimit deri në fund" e bëjnë kryesisht anglezët dhe gjermanët. Sëmundjet mbi të gjitha që i nxisin këta pacientë të marrin një hap ekstremë janë ato neurologjike (skleroza multiple, skleroza laterale amiotrofike dhe sëmundja Parkinson) me një dekurs progresivë të pamëshirshëm që përfundimisht e çon pacientin në një gjendje të varësisë totale dhe pa mundësisë për të lëvizur deri në nevojën për frymëmarrje të asistuar.
 Këtu është numri i atyre që i janë drejtuar Konfederatës së Zvicrës në periudhën e marrë në shqyrtim, gjermanët ishin 268, britanikët 126, së bashku përbëjnë gati dy të tretat e totalit. Pastaj ka pacientë të cilët kanë ardhur nga Franca (66) Italia (44) SHBA (21), Austria (14), Kanada (12), Spanja dhe Izraeli (secili me 8).
Numrat janë dyfishuar nga viti 2009 në vitin 2012, dhe u rrit në mënyrë të veçantë në Itali, ishin vetëm 4 pacientë në vitin 2009 dhe u rrit në 22 në vitin 2012, dhe në Francë, nga 7 në 19. Studiuesit argumentojnë se fenomeni i turizmit vetëvrasës, i cili është unik në Zvicër, ka hapur debate serioze në Gjermani, Britani dhe Francë, burimet kryesore të këtij lloj turizmi. Por, thotë Alison Twycross, redaktor i  Evidence Based Nursing, shtrohet pyetja se a është më mirë të përmirësohen shërbimet për kujdesin paliativ në vend të përpiqemi të ndryshojmë ligjet që ndalojnë "vetëvrasjen e asistuar".

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>