nën262014
Parkinson, një patch transdermal që mat dridhjet
Për të gjitha ata që vujanë nga parkinsoni, tashmë ka një zgjidhje të re. Shkencëtarët iu vijnë në ndihmë me shpikjen e fundit në këtë fushë. Ata kanë arritur të zhvillojnë një patch hi-tech që mund të bëjë revolucion në jetën e personave të sëmurë me Parkinson. Falë nanoteknologjisë, ky patch transdermal mund të "lexojë" dridhjet që lidhen me këtë patologji dhe të japë dozën e duhur të ilaçit.
Më e vogël se një monedhë, kjo garzë mund të mbahet në puls si dhe mund të përdoret edhe për patologji të tjera motorike si skleroza multiple, ALS dhe dridhjet esenciale.
Kjo shpikje është produkt i një pune kërkimore të realizuar nga një grupë studiuesish amerikan dhe të Koresë së Jugut, në Seoul National University dhe MC10 në Massachusetts.
Parkinson është një sëmundje neurodegjeneruese. Simptomat tipike vijnë si pasojë e vdekjes së qelizave që sintetizojnë dhe lëshojnë dopaminën. Lëvizjet e njeriut ngadalësohet dhe fillojnë të shfaqen dridhjet. Aktualisht të prekurit nga kjo sëmundje duhet të mbajnë lexues të rëndë për të matur dridhjet. Kontrollet duhen realizuar me intervale të rregullta dhe duke marrë pilula. Kjo krijon përmbajtje të koncentruara të ilaçit të marrë në gjak dhe detyrimisht një degradim gradual që shkakton rikthimin e dridhjeve.
Dae-Hyeong Kim, professor i inxhenierisë kimike dhe biologjike pranë Seoul National University, shprehet: "Ky mekanizëm mund të rezultoj shumë i dobishëm për të sëmurët. Pacienti mund të vendos patchi-in dhe të mos shqetësohet më për efektet anësore të barit dhe as për faktin nëse harron të marr pilulën e rradhës."
Teknologjia e re monitoron dridhjet në kohë reale me anë të një sensori dhe lëshon doza më të vogla por më të shpeshta të medikamentit. Në këtë mënyrë dridhjet mbahen nën kontroll në mënyrë konstante.