sht52014
Këshilli i Ministrave, gati projektligji "Për shërbimin e urgjencës mjekësore"
Më datë 3 Shtator Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin "Për shërbimin e urgjencës mjekësore". Ky ligj i ri i cili pritet të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë ka për qëllim rregullimin e shërbimit të urgjencës mjekësore. Në projektligj parashtrohet krijimi i
Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore i cili do të jetë një institucion përgjegjës për zhvillimin e sistemit të shërbimit të urgjencës mjekësore, nëpërmjet planifikimit, drejtimit, pjesëmarrjes dhe bashkërendimit të të gjitha aseteve ekzistuese në një sistem mbarështetëror të unifikuar. E reja e këtij ligji do të jetë se transporti i të sëmurëve për në qendrat mjekësore të specializuara do të mund të realizohet edhe nga palë të tjera, private të cilat mundësojnë shërbimin e autoambulancave. Këto operatorë privatë do kenë përgjegjësi të japin ndihmën e shpejtë, të trajtojnë pacientët në gjendjë të rëndë, dhe të trajtojnë pacientët në vendin e ngjarjes. Më pas pacienti do të mund të dërgohet në qendrën spitalore të specializuar për trajtim Brenda një kohe të caktuar, e cila në të gjithë protokollet ndërkombëtare është e mirë përcaktuar, 15 min nga marrja e lajmërimit.
"Mjekët, infermierët, psikologët dhe punonjësit ndihmës duhet të trajnohen për të gjitha urgjencat që kërcënojnë jetën dhe të përdorin pajisjet në dispozicion, sipas standardeve të miratuara. Për 24 orë në 7 ditë të javës duhet të sigurohet minimalisht prezenca e 2 mjekëve, 6 infermiereve dhe 3 personave të personelit ndihmës për autoambulancat. Funksionet kryesore të punës kryhen në shërbimin e urgjencës spitalore, por ofruesve të shërbimit të urgjencës mjekësore mund t'u kërkohet të kryejnë vlerësim mjekësor dhe trajtim edhe në rastet urgjente të pacientëve të shtruar në spital", shkruhet në nenin 18 të projektligjit.
Për më shumë detaje, në
download center të doktor33.al do të mund të gjeni projektligjin e plotë.