News

sht82014

Komuniteti Medikey, në dispozicion të AIFA për informacionin mbi barnat

AIFA ( Agjensia Italiane e Farmakologjisë) nëpërmjet buletinit të saj "Pillole dal mondo" arrin maksimumin e lexueshmërisë nga të gjithë mjekët dhe personeli i shërbimit shëndetësor, kryesisht në sajë të bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë dhe Komunitetit Medikey të Edra-s.
Kjo u njoftua nga Luca Pani, drejtor i AIFA, duke theksuar se qëllimi i marrëveshjes është "për të zgjeruar dhe të rritur gamën e informacionit me qëllim paanësinë, cilësinë dhe plotësinë e informacionit shkencor". Newsletter-i, shkruan Pani është "rritur edhe në sajë të kontributit të marrë nga anëtarët dhe ofron një mundësi të mëtejshme për të thelluar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës me  AIFAn"  dhe ka si objektivë kryesor " mbështetjen e personelit mjekësorë në praktikën e përditshme klinike dhe të sigurojë mjete të dobishme për të kuptuar qëllimin dhe përshtatshmërinë përshkruese, linjat e trajtimit dhe veprimtarinë e farmakovigjilencës". Medikey është komuniteti i profesionistëve italian të shëndetit, i cili përshin më shumë se 178.000 përdorues aktivë dhe burimet më të mira të përditësimit, analiza të plota mbi shëndetin dhe mjekësinë, të cilat janë të arritshme me një çelës të vetëm aksesi.
"Përdorimi i saktë dhe i duhur i barnave është vendimtar për shëndetin publik dhe për qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor", tha Giorgio Albonetti, Presidenti i Edra LSWR. "Ne jemi të nderuar", shtoi ai, "të mbështesim AIFAn në arritjet e rëndësishme të ndërmara që prej 2012s për informimin e plotë mbi aspektet rregullatore, efektive dhe transparente. Ne besojmë se për të gjithë komunitetin mjekësor dhe kujdesin shëndetësor, aktiv në Medikey, informacioni i pavarur dhe i menjëhershëm që AIFA ofron është një kontribut thelbësor".

Klikoni Këtu për tu regjistruar në Medikey

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>