News

sht92014

A ekziston edhe në Stomatologji një "Planeti Grua" me probleme të veçanta?

Kësaj pyetje i përgjigjet në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke përballuar  tema të shumta dossieri i Dental Cadmos që fillon kursin e parë FAD për këtë vit.
Para së gjithash shqyrtohet roli i gruas në fushën profesionale. Gratë stomatologe  kanë tendencë të jenë më të komunikueshme dhe të vendosin një ndjeshmëri më të madhe me pacientët se sa kolegët burra. Në përgjithësi, femrat në vendin e punës perceptohen nga pacientët si më pak të nxituara, më të prirura për të dëgjuar problemet e tyre, më njerëzore dhe më të kujdesura.
Dossier vazhdon duke analizuar kujdesin e shëndetit oral të grave nga adoleshenca në moshën e rritur, në veçanti kushtet patologjike të kavitetit ë gojës që ndodhin më shpesh ose me karakteristika të veçanta, sidomos tek gratë. Gruaja i është nënshtruar ndryshimeve hormonale gjatë gjithë jetës. Puberteti, menstruacionet, shtatzania, menopauza dhe përdorimi i kontraceptivëve oral në fakt mund të ndikojnë edhe në gjendjen e shëndetit oral.
Adoleshenca është një periudhë e jetës e karakterizuar nga ndryshime të thella morfologjike, funksionale dhe psikike. Gjatë periudhës së pubertetit besohet se ndryshimet e hormoneve seksuale mund të ndikojnë në gjendjen inflamatore të gingivës, gingiviti i cili vazhdojn për më shumë se 6 muaj dhe mund të çojnë në lezione paradontale të lokalizuara dhe disa forma parodontitit të rënda si parodontiti  agresive tipike të kësaj moshe. Edhe një sjellje ushqyese e çrregullt dhe zakonet e këqija mund të shfaqen në kushtet patologjike të zgavrës së gojës.
Një shqyrtim i kujdesshëm dhe i plotë i është përkushtuar problemeve të grave në shtatzani dhe gjatë ushqyerjes me gji, me vëmendje të veçantë për vendimet operative që do të merren dhe përdorimi i ilaceve për të cilat i referohet klasifikimi i Food and Drug Administration (FDA), i nivelit të rrezikut ku ilaçet ndahen në bazë të rrezikut për nënën dhe fetusin në pesë kategori.
Gjatë nëntë muajve të shtatzënisë, gruaja i nënshtrohet një seri modifikimesh dhe përshtatjesh sistematike që zvogëlojnë aftësinë e reagimit ndaj stresit fizik dhe psikologjik. Trajtimi i një gruaje shtatzënë gjeneron shumë shpesh tek stomatologu  një gjendje ankthi si rezultat i mungesës së informacionit të duhur dhe për faktin se disa profesionistë në përgjithësi i konsiderojnë trajtimet dentare potencialisht të rrezikshme për fetusin. Megjithatë nuk ka dyshime se trajtimi dentar gjatë shtatzënisë nuk është vetëm i sigurt, por edhe i nevojshëm. Vizitat dhe kujdesi dentar të kryera saktë (përdorimi i radiografive, heqje e pllakës, trajtimi i sëmundjeve periodontale, anestezi lokale, përshkrim i ilaceve sistemike) duhet të jenë pjesë e një rruge që çon pacienten në konceptimin e një gjendjeje absolute mirëqenije dhe qetësie.
Në lidhje me gratë e moshuara vëmendje e veçantë i është kushtuar osteoporozës (OP) dhe pasojave të saj në zgavrën e gojës. Theksohet rëndësia e jashtëzakonshme e figurës së stomatologut në diagnostikimin e hershëm të OP-së duke patur parasysh se hetimi rutinë radiologjik për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të dhëmbëve mund të sigurojë të dhëna të nevojshme për vlerësimin e gjendjes së gjithë skeletit. Kjo për të theksuar se parandalimi i OP-ve  është qasja më racionale dhe moderne për të mposhtur sëmundjen. Midis sindromave kronike, lichen planus oral, sindroma Sjogren dhe Burning Mouth Syndrome (BMS) përfaqësojnë tri patologji të ndryshme që gratë e prekura duhet të mësojnë të vetë-menaxhojnë. Thelbësor është momenti informativ nga ana e profesionistit që jo vetëm udhëzon pacienten në nivel klinik-terapeutik, por edhe e mbështet në nivel psikologjik.

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>