News

sht172014

Kuota të reduktuara për studentët italianë në vendin tonë

Këtë vit për studentët italianë që aspirojnë të studiojnë shkenca mjekësore do të jetë shumë më e vështirë për të shkuar në Universitetet mjekësore në Tiranë.
Ky është rezultat i një marrëveshjeje midis Ministrisë së Arsimit Italiane dhe Rektorit të Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë në Tiranë. Një marrëveshje e cila, të paktën pjesërisht, duhet të zgjidhë problemin e denoncuar në mënyrë të përsëritur nga FNOMCeO (Federata e Mjekëve, Kirurgëve dhe Odontoiatërve në Itali) për studentët italianë të cilët për të kapërcyer pengesën e provimit të pranimit në Itali shkojnë në vende të tjera, ku pranimi në shkollat e mjekësisë është më e thjeshtë ku Shqipëria është ndër vendet më të përfolura. "Është një hap përpara" thekson Luigi Conte, sekretar i përgjithshëm i Federatës Kombëtare të Shoqatave të Mjekëve, "por ky është një rezultat i pjesshëm dhe bëhet kryesisht për opinionin publik i cili ka qenë shumë kundër". Zërat flasin për kuota të përgjysmuara, nga 80 vitin e kaluar në dyzet për këtë vit akademik. Këtyre u shtohen dhe shtatëdhjetë vende të ndara midis Stomatologjisë, Infermierisë dhe Fizioterapisë. Në total: në kryeqytetin shqiptar do të ketë rreth 110 studentë të rinj "komunitarë" (dmth italianë) kundrejt 280 studentëve që ishin vitin e kaluar.
Por kërkesat nga ana e studentëve që vijnë nga Italia nuk duket të zvogëlohet, madje po ndodh e kundërta dhe këtu qëndron problemi sipas Conte. "Një ndërhyrje e këtij lloji jo vetëm që nuk mjafton por duhet thënë se duhet më tepër qartësi duke parë ndikimin e këtij fenomeni në tregun profesional. Ai vazhdon "Nuk duhet të ketë marrëveshje të tilla midis universiteteve italiane. Fillimisht ishte menduar që këto marrëveshjeve do të nxisin emancipimin dhe zhvillimin e Universiteteve në Shqipëri, prandaj ne duhet ti kthehemi këtij qëllimi të vjetër për të dërguar në Shqipëri profesorët tanë, ky largim i studentëve duhet kontrolluar".

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>